2010-03-20 13:35:09

500 imazhe të priftit në librin “Meshtari, shembëlltyrë e Krishtit, përmes 15 shekujsh arti”.


(21.03.2010 RV)U paraqit javën e kaluar në Romë libri “Meshtari, shembëlltyrë e Krishtit, përmes 15 shekujsh arti”. I përgatitur nga një studiues me origjinë daneze, i cili është kthyer në katolicizëm në Angli, vepra përmban 500 imazhe të meshtarit katolik, gjatë ushtrimit të shërbimit të tij dhe, është fryt i një kërkimi të gjatë në muze e koleksione private, në bashkëpunim me Institutin e Krishtit Mbret Kryemeshtar. Plotësojnë imazhet disa komente të Papës Benedikti XVI, të disa kardinajve dhe autorëve të tjerë. Libri, i botuar në përkim me Vitin Meshtarak, do të dalë edhe në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht e portugalisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.