2010-03-19 17:04:04

Stop kontakteve OKB-talebanë në Afganistan, pas arrestimeve në Pakistan


(19.03.2010 RV)Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh dje në Nju Jork për të shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Mun mbi Afganistanin. Ai rekomandoi që misioni ndërkombëtar në vend të shtyhet edhe për 12 muaj të tjerë.
Ndërkaq, në terren shtohen operacionet ushtarake për të larguar talebanët nga provinca e Kandaharit, kështjellë e tyre historike. Në një intervistë për BBC-në, ish-i dërguar i veçantë i OKB-së në Afganistan, Kai Aide konfirmoi ekzistencën e një kanali dialogu ndërkombëtar me talebanët, por theksoi se arrestimet e fundit të krerëve talebanë në Pakistan kanë sjellë ndërprerjen e lidhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.