2010-03-19 16:35:54

Sot Papa kremtoi ditën e emrit: urimet e presidentit italian Napolitano -e tonat!


(19.03.2010 RV)Sot për Benediktin XVI ishte një ditë jo e zakonshme: Dita e festës së Shën Jozefit, emrin e të cilit ia vunë prindërit në Pagëzim.
Pikërisht sot Papa Jozef Racinger vendosi të nënshkruajë Letrën drejtuar Kishës së Irlandës për shkandullin e shpërdorimeve mbi të miturit. Teksti do të botohet nesër e do të lexohet në të gjitha famullitë irlandeze në meshët e së dielës.

Natyrisht sot Papa mori shumë letra e telegrame urimi për ditën e emrit. Ndërmjet tyre, kujtojmë mesazhin e Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, i cili i bën urimet më të përzemërta. Me rastin e festës së Shën Jozefit – lexojmë në tekst - festë tepër e kremtuar nga italianët, ju shpreh vlerësimin tim për impenjimin tuaj e për shërbimin që i bëni, me magjisterin tuaj, mbrojtjes së paqes e të dinjitetit të njeriut. Ju lutem të pranoni, në emrin tim personal e të mbarë popullit italian – përfundon Napolitano – urimin më të sinqertë për shëndet e të mira.
Bashkojmë zërin tonë me urimet, që vijojnë t’i vijnë Papës nga mbarë bota, duke i drejtuar urimin tipik shqiptar: “E gëzofsh emrin. Për shumë vjet!” T’i lutemi Zotit për Papën tonë, Oremus pro pontifice nostrom.Pasdite Ati i Shenjtë kaloi një çast duke dëgjuar muzikë klasike, që i pëlqen aq shumë.







All the contents on this site are copyrighted ©.