2010-03-19 17:54:59

Shqipëri: Dekretohet ligji për krimet e komunizmit


(19.3.2010 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekretuar ligjin "Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri". Në bazë të ligjit të ri, të miratuar nga Kuvendi, data 20 shkurt shpallet si dita e "Përkujtimit të viktimave dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri".
Pak ditë më parë, përfaqësues të shtresës së ish të përndjekurve politikë, drejtues të sindikatave të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile, i kërkuan presidentit Bamir Topi të mos e dekretojë ligjin e propozuar nga qeveria, që përcakton datën 20 shkurt si ditë të përkujtimit të viktimave dhe krimet e komunizmit. Ata pretendojnë se "emërtimi qeveritar i 20 shkurtit nuk pasqyron anën historike të ngjarjes dhe kontributin e madh të popullit tonë".
Me dekretimin nga ana e presidentit Topi, tashmë ky vendim ka hyrë në fuqi. Më 20 shkurt është rrëzuar busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.







All the contents on this site are copyrighted ©.