Papa shqiptar, Klementi XI në përvjetorin e vdekjes
Sot më 19 mars përkujtojmë përvjetorin e vdekjes së Papës shqiptar, Klementit XI -
Gjon Françesk Albanit, nën kujdesin e të cilit, më 14 janar 1703, në Mërçi të Lezhës
u organizua takimi Kishtar, që hyri në historinë e Shqiptarëve si Kuvendi i Arbënit.
Gjon Françesk Albani, sikur quhej në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 më Urbino të
Italisë. Pas shkollimit që kreu në Romë, falë aftësive të tija, shumë shpejt ngjiti
u ftua në detyra të rëndësishme: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si
kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit Apostull, pra si Papës
(23 nëntor 1700). Klementi XI pati një papni të vështirë, të trazuar nga konflikti
i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi
të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan
pas Traktateve të Utrechtit, të Ratsadit e të Badenit (1712-1712) ku u caktuan normat
për ndarjen e Evropës. Mč pas iu desh të përballonte një tjetër rrezik: atë të pushtimit
turk. Papa Klementi XI dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke
luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen
e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke rritur veprimtarinë
misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë. Krenar për prejardhjen e
tij shqiptare, Klementi XI u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve.
Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqiptarëve si për organizimin e Kuvendit
Kishtar të Arbërit e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, po ashtu edhe
për kontributin që dha ne përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare, duke
bërë kështu hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që
rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, duke pritur padurueshëm, një rreze drite,
që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë.Vdiq më 19 mars të vitit 1721.