2010-03-19 16:36:59

Kardinali Bertone shuguron ipeshkvij tre nuncë apostolikë


(19.03.2010 RV)Përgjigjja që i jep njeriu besnikërisë së Zotit është: “Fe, besim e besnikëri”. Janë fjalët e Kardinalit Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, shqiptuar dje në homelinë e mbajtur gjatë kremtimit për shugurimin e tre ipeshkvijve: imzot Martin Nugent, nunc apostolik në Madagaskar; imzot Piero Piopo, nunc apostolik në Kamerun e në Guinenë Ekuatoriale; imzot Novatus Rugamva, nunc apostolik në Sao Tome e Prìncipe. Ipeshkvijtë e rinj u shuguruan natën e festës së Pajtorit të Kishës së gjithmbarëshme, Shën Jozefit e, prandaj Kardinali Bertone i shprehu Papës “njëheresh me mirënjohjen, edhe urimet më të përzemërta për ditën e emrit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.