2010-03-18 16:21:13

Kriza greke. Bashkimi evropian nuk i jep dot zgjidhje.


(18.03.2010 RV)RealAudioMP3 Bashkimi Evropian nuk është i një mendjeje në lidhje me ndihmat që i duhen dhënë Greqisë për të kapërcyer krizën e thellë financiare që e ka mbërthyer. Kështu, nga njëra anë Kancelarja Angela Merkel, dje përpara parlamentit gjerman, kërkoi përjashtimin nga zona euro të vendeve që nuk i respektojnë detyrimet e bilancit. Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trishé e konsideroi propozimin e Gjermanisë si absurd. Po, a ka rrezik që këto qëndrime kaq të kundërta në lidhje me Greqinë ta dobësojnë politikën ekonomike evropiane? Në mikrofonin tonë flet profesori i ekonomisë politike pranë Universitetit Katolik të Milanos, Alberto Kuadrio Kurcio:

Përgjigje: Sipas meje, Trishé ka të drejtë. Kurse Merkel, edhe herë të tjera, ka bërë deklarata në Parlamentin gjerman që i drejtohen thjeshtë deputetëve dhe opinionit publik gjerman dhe s'kane lidhje me perspektivat evropiane dhe Evropën, për të cilën Gjermania ka punuar me mish e shpirt e që të gjithë ne duhet t’i vlerësojmë. Po përmendi këtu sa kanë bërë Adenauer dhe Kol. Uroj që deklarata e Merkelit të ketë qenë diktuar vetëm nga rrethanat e brendshme.

Pyetje: Sikur propozimi i Merkelit të fitonte, çfarë lloj pasojash do të kishim në nivel global evropian?

Përgjigje: Sikur Greqia të dilte nga euroja atëherë do të vihej në punë një mekanizëm operacionesh spekullative ndaj vendeve të tjera, ndaj obligacioneve e aksioneve të tyre, me pasoja të paparashikueshme. Po u tregove i pafuqishëm tani do të thotë të vësh në rrezik të gjithë Evropën, ose më mirë zonën euro, duke e çuar drejt një shpërbërjeje të ngadaltë.







All the contents on this site are copyrighted ©.