2010-03-18 17:43:59

Ish të përndjekurit në Shqipëri kërkojnë dënimin e krimeve të komunizmit


(18.3.2010 RV)Të përndjekurit politikë të Shqipërisë shprehën mirënjohje ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës amerikane për vlerësimin që i kanë bërë kurajos dhe sakrificave të shoqërisë shqiptare kundër diktaturës komuniste.
Në një takim të zhvilluar në Shkodër, përfaqësues të Shoqatës mbarëkombëtare të integrimit të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë shprehen mirënjohje ndaj Departamentit amerikan të Shtetit dhe Ambasadës amerikane për vlerësimin që i kanë bërë kurajos dhe sakrificave të shoqërisë shqiptare kundër diktaturës komuniste. Ata i bënë thirrje njëkohësisht politikës shqiptare që të vazhdojë të dënoje krimet e komunizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.