Guvernatori i Bankës së Serbisë për vizitë në Shqipëri
(18.3.2010 RV)Guvernatori i Bankës së Serbisë Radovan Jelashiq ishte për një
vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të homologut të tij të Shqipërisë Ardian Fullani.
Në qendër të bisedimeve të dy krerëve të lartë të bankave, ishte diskutimi
për stabilitetin financiar në rajon si dhe bashkërendimin e politikave të ndryshme
makroekonomike, për të ndihmuar integrimin rajonal në Bashkimin Evropian.
Fullani deklaroi se është e domosdoshme thellimi i bashkëpunimit midis të dyja bankave.