2010-03-18 14:54:04

Do të publikohet të shtunën Letra baritore e Benediktit XVI për katolikët e Irlandës, mbi çështjen e abuzimeve


(18.03.2010 RV)Të shtunën, më 20 mars, do të bëhet publike Letra baritore e Papës Benedikti XVI për katolikët e Irlandës, mbi çështjen e abuzimeve me të miturit nga ana e disa eksponentëve të klerit. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi do të mbajë një konferencë për gazetarët në orën 11.00. Ati i Shenjtë, siç u tha dje shtegtarëve irlandezë gjatë audiencës së përgjithshme, do ta nënshkruajë Letrën nesër, më 19 mars, në Solemnitetin e Shën Jozefit, Rojtar i Familjes Shenjte dhe Pajtor i Kishës universale. Benedikti XVI, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për këto ngjarje të dhimbshme, i ftoi dje katolikët irlandezë ta lexojnë krejt Letrën me zemër të hapur e me frymën e fesë. “Kam shpresë – nënvizoi Papa – se ajo do të ndihmojë në procesin e pendimit, të shërimit e të përtëritjes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.