2010-03-17 18:02:52

Të premten e ardhshme Papa do të nënshkruajë letrën mbi shpërdorimet në Irlandë.


(17.03.2010 RV)Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, pas përmbledhjes së katekizmit në gjuhën angleze, Papa u drejtoi një përshëndetje të posaçme shtegtarëve irlandezë, me rastin e festës së Shën Patrikut, Pajtor i Ishullit të gjelbër, duke u dhënë edhe një njoftim të veçantë:

“As you know, in recent months the Church in Ireland…
Siç e dini - shpjegoi Ati i Shenjtë – muajt e fundit Kisha në Irlandë u vu në provë të rëndë nga kriza e shkaktuar prej shpërdorimeve mbi të miturit. Si shenjë e shqetësimit tim të thellë shkrova një Letër baritore për ta përballuar këtë situatë të dhimbshme. Do ta nënshkruajë në Solemnitetin e Shën Jozefit, Rojtar i Familjes së Shenjtë e Pajtor i Kishës së gjithmbarëshme. Më pas do t’jua nis menjëherë. Shpresoj se do t’ju ndihmojë në procesin e pendimit, të shërimit e të risimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.