2010-03-17 16:44:26

I dorëzohet Papës titulli “Qytetar Nderi” i Romano Kanavezes në Itali, vendlindja e kardinalit Bertone


(17.03.2010 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa priti në Vatikan një delegacion të Romano Kanavezes, komuna torineze ku ka lindur Sekretari i Shtetit, kardinal Tarçizio Bertone. Me këtë rast, Benediktit XVI iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i lokalitetit piemontez, të cilin e vizitoi më 19 korrikun e kaluar, gjatë pushimeve verore. Ati i Shenjtë i ftoi banorët e vendit të ruajnë e të kultivojnë vlerat e traditës e të kulturës, që i kanë rrënjët në Ungjill:
“Në veçanti, dëshmoni me impenjim gjithnjë të ri fenë në Zotin e kryqëzuar e të ringjallur, lidhjet me familjen, frymën e solidaritetit. Kini gjithnjë besim në ndihmën e Hyjit, që nuk i braktis kurrë bijtë e vet dhe u qëndron afër me dashuri atyre që punojnë për të mirën, për paqen e drejtësinë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.