Benedikti XVI: jetëshkrim i shkurtër i Shën Bonaventurës.
(17.03.2010 RV)Lindur, ndoshta, në vitin 1217 e vdekur më 1274, ai jetoi në
shekullin XII, epokë në të cilën feja e krishterë, që kishte depërtuar thellësisht
në kulturën e në shoqërinë e Evropës, frymëzoi shumë vepra të pavdekshme në lëmin
e letërsisë, të arteve pamore, të filozofisë e të teologjisë. Ndërmjet figurave të
mëdha të krishtrea, që dhanë ndihmesë të shquar në krijimin e harmonisë ndërmjet fesë
e kulturës, mund të kujtojmë pikërisht Shën Bonaventurën, njeri i veprimit e i kundrimit,
i përshpirtërisë e i qeverisjes së urtë. U pagëzua me emrin Gjovani Fidanca të
cilin, kur veshi zhgunin françeskan, e ndërroi me emrin Bonaventuara. Studioi
në një shkollë të njohur të Parisit, ku mori titullin ‘Mjeshtër i Arteve’, të cilin
mund ta krahasojmë me dëftesën e liceve më të shquara të kohëve tona. Si shumë të
rinj të kohës së tij, e edhe të kohës sonë, Gjoni nisi t’i bëjë vetes një pyetje themelore:
“Ç’duhet të bëj në jetë?”. I mahnitur nga dëshmia ungjillore e Fretërve të Vegjël,
që kishin arritur në Paris, trokiti në portën e Kuvendit françeskan të qytetit e
kërkoi të pranohej në gjirin e familjes së bijve të Shën Françeskut. Rreth vitit
1243 veshi zhgunin e mori emrin Bonaventura. Vijoi me zell të ri studimet, duke ndjekur
fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Parisit, e njëkohësisht, edhe shumë kurse
impenjative, të domosdoshme për karrierën akademike. Studioi thellësisht Shkrimin
Shenjt, Sentencat e Pietro Lombardit, Doracakun e teologjisë së kohës, autorët më
të rëndësishëm të teologjisë e, duke u takuar vazhdimisht me mësues e studentë të
teologjisë, që vinin në Paris, arriti të fitojë pjekuri e ndjeshmëri të thellë shpirtërore
personale, me vlerë të madhe. E kështu u bë një nga teologët më të rëndësishëm të
historisë së Kishës.
a la trashëgim veprat: Breviloquium
(Hyrje në teologjinë skolastike) Collationes de decem praeceptis
(Përmbledhje për dhjetë Urdhërimet e Tënzot) Collationes de septem donis
Spiritus Sanctis (Përmbledhje për shtatë dhantitë e Shpirtit Shenjt) Collationes
in Hexaemeron (Përmbledhje në Gjashtë Ditët e Krijimit) Commentaria
in quattuor libros sententiarum Magistri Petri Lombardi (Koment i katër librave
të sentencave të mjeshtrit Pietro Lombardi) De mysterio Trinitatis
(Misteri i Trinisë Shenjte: çështje shumë të debatuara) De perfectione vitae
ad sorores (Përsosuria e jetës për motrat) De reductione artium
ad theologiam (Shikim i arteve përmes teologjisë) De Regno Dei descripto
in parabolis evangelicis (Mbretëria e Zotit përshkruar në shembëlltyra ungjillore) De
scientia Christi et mysterio Trinitatis (Njohja e Krishtit dhe misteri i Trinisë) De
sex alis Seraphin (Gjashtë flatrat e Serafinëve) De triplici via
(Udha e trifishtë) Itineriarium mentis in Deum (Shtegtim i mendjes
në Zotin) Legenda Sancti Francisci (Gojëdhëna e Shën Françskut) Lignum
vitae (Druri i jetës) Officium de passione Domini (Detyrat
që kanë të bëjnë me Mundimet e Zotit) Quaestiones de perfectione evangelica
(Çështje mbi persosurinë ungjillore) Summa theologiae (Përmbledhje
e teologjisë) Vitis mystica (Jetë mistike)
Ta bëjmë tonën
trashëgiminë, që na la ky Dijetar i shquar i Kishës, i cili na kujton domethënien
e jetës, me fjalët: “Mbi tokë… mund ta kundrojmë pafundësinë hyjnore përmes arsyetimit
e admirimit; ndërsa në atdheun qiellor, përmes vegimit, kur të bëhemi të ngjashëm
me Zotin, e përmes ekstazës.. do të hyjmë në galdimin e Hyjit”(Njohja e Krishtit).