2010-03-16 16:10:33

Takim i Legjionit të Marisë së dioqezës së Sapës për festën e Zojës Nunciatë


(16.3.2010 RV)Anëtarët e lëvizjes kishtare të Legjionarëve të Marisë të gjitha bashkësive kishtare të dioqezës së Sapës u takuan për një takim lutjeje në kuadrin e përgatitjes shpirtërore për festën e Zojës Nunciatë. Meshën shenjte të këtij takimi e kremtoi ipeshkvi i vendit imzot Lucjan Avgustini.
Kujtojmë se Legjioni i Marisë është një grup besimtarësh, që kanë devocion e përshpirtëri të veçantë për Zojën e Bekuar, të cilët mblidhen për t’u lutur e për të planifikuar veprimtari në ndihmë të njerëzve më nevojtarë. Vizitojnë të sëmurët, për shembull, çojnë dashurinë e Zojës Bekuar, atje ku mungon, me vetëdijen se të duash, do të thotë të veprosh. Me një fjalë Legjioni i Marisë çon dritën e Ungjillit, atje ku errësira është më e dendur.
Po t’i kthehemi takimit që u mbajt në dioqezën e Sapës, e më tepër nga Dajçi i vaut të Dejës na njofton Violeta Marashi.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.