2010-03-16 16:45:03

Opozita në shesh në Tajlandë


(16.03.2010 RV)Edhe sot në Tajlandë, dhjetra mijëra manifestues, të gjithë përkrahës të ish-kryeministrit Shinauatra, protestuan në Bangkok kundër qeverisë së Abhisit Vejjajiva. Ndër nismat e organizuara, manifestuesit mblodhën gjak për ta derdhur më pas në selinë e qeverisë, duke kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme. Por, pse është kaq e fortë opozita kundër kryeministrit Vejjajiva? Të dëgjojmë gazetarin italian Stefano Vekia, me telefon nga Bangkoku:
Pasi po dalin në dritë të gjitha problemet e këtij vendi: tejet i ndarë, i pabarabartë për shumë aspekte, një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë – sidomos ajo fshatare – jeton me pak e nuk ka shpresa për të dalë nga situata. Manifestuesit kanë si pikë referimi ish-kryeministrin Taksin Shinauatra, që ndodhet jashtë vendit si azilant, pasi është i vetmi që i ka dhënë popullsisë iluzionin se po i dëgjon. Të gjithë flasin për programin e 30 bahtëve, që u jepte mundësinë njerëzve të kuroheshin në spital vetëm me 30 baht, rreth 70 cent. Askush s’e ka bërë këtë më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.