2010-03-16 16:08:23

Kardinal Bertone me krerët e Konfindustries italiane: vetëm kur respektohet njeriu krijohet mirëqënie dhe zhvillim i qëndrueshëm


(16.03.2010 RV)Strategjitë dhe taktikat për të hyrë në lojën e konkurencës e të tregut nuk mund të përjashtojnë punëtorët e familjet nga mirëqënia, të cilën e krijojnë ata vetë. Kështu foli sot para Konfindustries italiane, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone.
Prelati u nis nga enciklika e fundit e Papës Benedikti XVI “Caritas in Veritate”, duke uruar krijimin e një brezi të ri politikanësh, ekonomistësh dhe afaristësh të krishterë, të aftë të nxisin një zhvillim të qëndrueshëm. Jo “sa vlen” por “çfarë vlen”, kujtoi kardinali moton e inxhinjerit të njohur Adriano Oliveti, themelues i firmës që mbante emrin e tij e që diti të shndërrojë rezultatet e punës prodhuese në përparim civil.
Kardinal Bertone kujtoi se kriza aktuale u shkaktua nga po ai defiçit i vlerave morale, që vazhdon të ekzistojë edhe gjatë përpjekjeve për të dalë nga kriza. Siç shkruan Benedikti XVI në enciklikë, ekonomia nuk mund të ketë autonomi morale dhe ndërmarrja apo firma mbetet gjithnjë një mjet dhe jo qëllim në vetvete, duke përfshirë këtu edhe fitimin. Është kuptimi që i jep këtij fitimi afaristi, ai që e kthen në zhvillim të përgjithshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.