Dom Zef Shestani, përgjegjësi parë i Programit Shqip të Radio Vatikanit, në 20 vjetorin
e kalimit në amshim.
(16.3.2010 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sot përkujtojmë dom Zef Shestanin,
përgjegjësin e parë të Programit Shqip të Radio Vatikanit, në 20 vjetorin e kalimit
në amshim. Pra, përkujtojmë themeluesin e programit shqip të Radio Vatikanit, dom
Zef SHESTANIN, në përvjetorin e kalimit të tij në shtëpinë e Atit Qiellor. Figurë
poliedrike, dom Zefi qe prift shembullor, atdhetar i flaktë, gazetar i urtë e largpamës.
Në vitet më të vështira e të errëta të historisë së Shqipërisë, dom Zef Shestani dha
një kontribut të jashtëzakonshëm me kultivimin dhe transmetimin e vlerave shpirtërore,
kombëtare, qytetare duke mbajtur në zemra të dëgjuesve shqiptarë përherë të ndezur
dritë e shpresës së ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të lirisë mbi robërimin,
të dashurisë mbi urrejtjen…Po e kujtojmë figurën e tij me nderim, respekt dhe emocion
duke shkëputur nga arkivi i programit tonë zërin e tij të paharrueshëm në një fragment
nga Udha e Kryqit, ta dëgjojmë......