2010-03-15 17:07:51

“Kundër dinjitetit njerëzor”: komenti i shoqatës “Shkenca dhe jeta” mbi shitjen e ovociteve në një klinikë londineze


(15.03.2010 RV)“Lajme të tmerrshme, duhen ligje specifike ndërkombëtare”: kështu komenton presidenti i shoqatës “Shkenca dhe Jeta”, Luço Romano vendimin e një klinike londineze, të specializuar në mbarsimin artificial, për të shitur në ankand ovocite të vajzave të reja amerikane, që do të përdoren në SHBA. Në këtë mënyrë, kapërcehet ligji britanik, i cili ndalon tregtimin e ovociteve. Kjo nismë është menduar për një shërbim, që mundëson ndërhyrjen gjenetike në përcaktimin e seksit dhe të tipareve të foshnjes. Të dëgjojmë vetë Luço Romanon:
Është rravgues vullneti që dëshiron të përcaktojë që më parë karkateristikat e një fëmije. Kjo do të thotë të zhduket krejtësisht, të anullohet e drejta e çdo njeriu për të qenë unik, origjinal. Fëmija nuk është më subjekt, por përdoret si objekt.







All the contents on this site are copyrighted ©.