2010-03-15 17:09:31

Partia e kryeministrit rus Putin fiton në zgjedhjet administrative, por humb konsensus


(15.03.2010 RV)Rusia e Bashkuar, partia e kryeministrit Vladimir Putin, fitoi, siç parashikohej, zgjedhjet e mbajtura dje në tetë rajone të Federatës, por në gjashtë prej tyre u ridimensionua. Në njërin prej rajoneve, ajo i ka lënë madje radhën kandidatit komunist.
Në të tjerat, putinianët kanë humbur nga 15 deri në 24% të votave. Konsultimi i djeshëm shihej si një gur prove në gjysmën e legjislaturës për presidentin Dmitri Medvjedjev. Rreth 32 milion zgjedhës votuan për kandidatët e katër partive të pranishme në parlament: Rusia e Bashkuar, Rusia e Drejtë, komunistët dhe liberal-demokratët e ultranacionalistit Vladimir Zhirinovski.







All the contents on this site are copyrighted ©.