2010-03-14 17:48:44

Nisma në mbarë botën për të kujtuar Kjara Lubich, dy vjet pas vdekjes. Në Kapitol u mbajt takimi “Kjara, një jetë për bashkimin”.


(14.03.2010 RV)Në dyvjetorin e vdekjes së Kjara Lubich, themeluese e Lëvizjes së Fokolarëve, që ndërroi jetë më 14 mars 2008 në Roka di Papa, të shumta janë nismat përkujtimore, që po vijojnë në mbarë botën.
Për të kujtuar figurën e saj, por sidomos për të gjallëruar idenë e saj të vëllazërimit universal, në Romë, sot pasdite, u mbajt një takim, organizura në Kapitol, pikërisht atje ku, 10 vjet më parë, Kjarës iu dha titulli ‘Qytetare e Romës’.E kjo tregon se karizma e Kjarës jeton, edhe tani kur ajo nuk është më fizikisht mes nesh. Ajo vijon t’u përcjellë frymëzimin e saj, të gjithë atyre që duan ta njohin, ndonëse nuk patën fatin ta takojnë drejtpërdrejt. E Ajo mund të njihet përmes anëtarëve të Lëvizjes, themeluar prej saj, që i gjen në të gjithë botën e që vijojnë ta dëshmojnë vlerën e karizmës së Kajrës, karizmë e unitetit e e dashurisë së anasjelltë, karizmë e ndërtimit të urave ndërmjet njerëzve, pa marrë parasysh dallimet, distancat, mendësitë, moshat, kulturat, fetë!







All the contents on this site are copyrighted ©.