2010-03-13 10:10:13

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të e Kreshmëve “C”


(13.3.2010 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 4-të të kohës së Krezhmëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Liturgjia e Fjalës Hyjnore këtë të diele e avancon, e paraprijnë gëzimin e Ngjalljes së Krishtit, një gëzim që buron nga bindja se duam që Ai të na falë e të na shpëtojë. Kështu pra leximet biblike e në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit na thërret të gëzohemi në Zotin sepse Ai na del para në takim dhe na ofron mëshirën e vet hyjnore.
Arsyeja e parë e gëzimit është afërsia e Zotit ndaj atyre që e kërkojnë. Arsyeja e dytë është falja që Zoti iu dhuron atyre që kthehen tek Ai me zemër të sinqertë.
Në pjesën Ungjillore të kës aj së diele, Jezusi na tregon se Hyj është Atë dhe e do shpëtimin e çdo biri e bije. Zoti Atë që pret, me durim e dashuri, çdo fëmijë të vetin, që është larguar prej tij; Zoti është Atë që nxit, zgjon në zemër të mëkatari dëshirën e kthimit, për të mundur të jetojë në bashkim të thellë me Të: Hyj është Atë që mëshirën e shndërron në gurrë të jetës së re për Kishën e mbarë njerëzimin. Pra, ti bashkohemi gëzimit të Zotit e të festojmë e të gëzohemi edhe ne, për çdo mëkatarë që kthehet me gjithë zemër tek Hyji.
E tani ti dëgjojmë së bashku Fjalën Hyjnore, në mënyrë të veçantë pjesën ungjillore të kësaj së diele e cila është një poemë e përdëllimit dhe e mirësisë së Zotit e pastaj komentin e leximeve biblike....RealAudioMP3
Liturgjia e Fjalës
 
Leximi i parë Joz 5, 9 a. 10-12
 
Pas kalimit të lumit Jordan dhe hyrjes në tokën e premtuar fillon një fazë e re në historinë e shpëtimit dhe izraelitët kremtojnë Pashkët që paraprin Pashkët e krishtera. Në shkretëtirë hebrenjtë merrnin manën (ushqimin), dhuratë e Hyjit që Ai e jepte çdo ditë. Tani ushqimi që i ushqen është edhe frut i punës dhe i vullnetit të tyre për ta bërë pjellore tokën e tyre.
 
Lexim prej Librit të Jozuehut

 
Atëherë Zoti i tha Jozuehut: “Sot jua hoqa çnderimin e Egjiptit.” Ai vend u quajt deri në ditën e sotme: Galgalë. Bijtë e Izraelit zunë vend në Galgalë, në rrafshin e Jerihonit, dhe të katërmbëdhjetën ditë të muajit në mbrëmje i kremtuan Pashkët. Prej së nesërmes filluan të ushqehen me prodhimet e atij vendi, me bukë të pabrumë e përvëlak kokrrash elbi të përzhitur po atë ditë. Të nesërmën, pasi hëngrën prej prodhimeve të vendit, edhe mana pushoi të bjerë. Bijtë e Izraelit nuk e përdorën më atë ushqim, por atë vit u ushqyen me prodhimet e tokës së Kanaanit.
Fjala e Zotit.

 
Psalmi 34
 
Zoti është afër atyre që e kërkojnë
-----------
Përherë do ta bekoj Zotin,
në gojën time përherë është lavdi i tij.
Shpirti im mburret në Zotin:
le të dëgjojnë të përvujtët e le të gëzohen.
----------
Bashkë me mua jepni lavdi Zotit,
le ta lartësojmë së bashku Emrin e tij.
E kërkova Zotin e ai më dëgjoi,
edhe më çliroi nga çdo frikë që pata.
-----------
Shikojeni atë e do të ndriçoheni,
fytyra juaj nuk do të turpërohet.
Ja, skamnori e thirri në ndihmë e
Zoti e dëgjoi dhe e shpëtoi
nga të gjitha vuajtjet e tija.
----------
Leximi i dytë 2 Kor 5, 17-21
 
Krishti na ka pajtuar me Atin. Jeta e tij dhe mesazhi i tij kanë këtë domethënie për ne: hir, falje, bamirësi, paqe, nga ana e Hyjit drejt njeriut. Të gjithë këtë Jezusi na e ka dhuruar duke marrë dobësinë tonë. Ndërsa Jezusi nga një anë duke u bërë solidar me jetën tonë të mjerë, Ai na bën pjesmarrës në vetë jetën e Hyjit.
 
Lexim prej Letrës së dytë të shën Palit apostull drejtuar Korintasve

 
Vëllezër, nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e reja! Të gjitha e kanë burimin në Hyjin, i cili na pajtoi me vetvete me anë të Krishtit dhe neve na e besoi shërbesën e pajtimit. Sepse Hyji nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetvete, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre e duke na e besuar neve fjalën e pajtimit.
Jemi, pra, përfaqësuesit e Krishtit! Hyji ju qorton përmes nesh! Ju përbejmë në emër të Krishtit: Pajtohuni me Hyjin. Atë që kurrë nuk bëri mëkat, Hyji për ne e bëri mëkat, në mënyrë që në Të ne të bëhemi drejtësi e Hyjit.
Fjala e Zotit.

 
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them:
‘O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e kundër teje!’
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
 
Ungjilli Lk 15, 1-3.11-32
 
Shëmbëlltyra e djalit të humbur na bën të kuptojmë misterin e errësirës dhe të vdekjes që vepron në rebelimin ndaj vullnetit të dashurisë së Atit qiellor, dhe nga ana tjetër madhështinë e pafundme të mëshirës së tij për fëmijët që e tradhtojnë dhe e ofendojnë pa e kuptuar greminën në të cilën kanë rënë.
Kisha egziston sot falë mëshirës së Hyjit e nëpërmjet këtij veprimi dashurie Hyji ka themeluar popullin që jemi ne, të përbërë nga bij të humbur dhe dele të humbura.
 
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës
Në atë kohë, të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar. Farisenjtë e skribët nynykatnin: “Ky i pranon mëkatarët – thoshin – dhe po ha me ta.”
Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kishte dy djem. Djali i vogël i tha t’et: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’ Ai ua ndau pasurinë. Mbas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati dhe shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh. Kur shpenzoi gjithçka pati, u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovoi skamjen. Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë. E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte. Atëherë i erdhën mendtë e thoshte: ‘Sa mëditësve tim atë u tepron buka, kurse unë këtu po vdes urie! Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them: O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; më prano si një ndër rrogëtarët e tu.’
U çua dhe e mori rrugën të kthehet tek i ati. Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua vrap, e mori ngrykë dhe e puthi. Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir!’ Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e veshniani! Viniani unazën në dorë e sandalët në këmbë! Sillni viçin e majur e prenie të hamë e të gëzojmë, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’ E filluan të dëfrehen. Djali i tij i madh ndodhi në fushë. Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle, thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ndodhi. Ai i përgjigji: ‘U kthye vëllai yt e yt atë e preu viçin e majur pse iu kthye djali shëndosh e mirë.’ Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda.
I ati doli jashtë dhe iu lut. Atëherë ai i tha t’et: ‘Qe se unë të shërbej tash sa kohë e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tënd. E ti kurrë s’më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi. Por, kur të erdhi ky – djali yt – që prishi pasurinë tënde me lavire, ti ia preve viçin e majur!’ ‘Biro – i tha i ati – ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja. Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi, sepse ky – vëllai yt – pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet’.”
Fjala e Zotit.
Homelia e dielës së IV të Krezhmëve
Ketë të diele të IV të kohës së Krezhmëve mund ta përkufizojmë si “e diela e Atit te mëshirshëm”. Pjesa e ungjillit që dëgjojmë këtë të diele është një nga pjesët më të famshme të ungjijve në përgjithësi, e lexuar dhe e komentuar shumë nga të krishterët gjatë gjithë shekujve. Me shumë mjeshtri ungjilltari na paraqet një realitet sa të dhembshëm aq edhe të bukur. Por le të meditojmë me radhë leximet e kësaj të diele, sigurisht duke u ndalur më së shumti ne pjesën e ungjillit.
Ne leximin e pare na tregohet përfundimi i shtegtimit të gjatë të popullit të Izraelit. Më në fund ata mund të hanë nga frytet e tokës së premtuar. E gjitha kjo është një dhuratë e Zotit: çlirimi nga skllavëria e Egjiptit dhe dhënia e tokës së premtuar. Ne leximin e dyte Shën Pali na flet për pajtimin e njeriut me Zotin nëpërmjet dhe në Krishtin e i fton te krishterët të pajtohen me Hyjin. Sikurse shohim dalin ne pah dy tema të rëndësishme për jetën tonë shpirtërore. Së pari dashuria paraprijëse e Hyjit dhe së dyti nevoja e pajtimit me Hyjin në Jezu Krishtin. Të dyja këto tema janë të pranishme në leximin e ungjillit të Lukës.
Kryefjala e historisë së Lukës është Ati: “Një njeri kishte dy djem...”. E me pas Luka na tregon historinë e këtyre dy djemve. Me i vogli i kërkon të atit pjesën e pasurisë dhe ikën ne nje toke te largët, ndahet nga i Ati dhe nga i vëllai. Me tej shëmbëlltyra na tregon se çfarë beri dhe ku shkoi djali i vogël qe përgjithësisht ne historinë e krishterimit është quajtur djali plangprishës. Babai nuk bëri asgjë për të ndalur djalin e vogël, ai iku vetë dhe në largimin e tij u la krejtësisht i lirë. Është ajo liri që shpeshherë ne kërkojmë larg Zotit, një liri pa Zotin. Shtëpia e Atit e ngushton djalin dhe për këtë arsye ai ikën me shpresën se do të jetë më i lirë dhe se do të dijë ta organizojë jetën e tij larg Atit. Këtu del në pah një karakteristik e Atit që është ajo e lirisë. Zoti është i lirë dhe na ka krijuar të lirë e ma le të lirë në vendimet e veprimet tona. Ai nuk bën asgjë pa lejen e pëlqimin tonë, brenda nesh. Por ajo që na bën të reflektojmë është fakti se çfarë sjell një liri e jetuar larg Zotit dhe një liri e jetuar me Zotin. Duke ndjekur ngjarjet e djalit plangprishës shikojmë se shkëputja nga i Ati e çon atë drejt degradimit total, drejt shthurjes dhe varfërimit total, drejt humbjes së identitetit të tij. Nga biri i një babe ai kthehet në skllav të kujtdo që i jepte diçka për të mbushur barkun, madje nuk mund të hante as ushqimin e kafshëve.
Pasoja e parë e shkëputjes dhe jetimit te lirisë larg Zotit është pikërisht humbja e identitetit qe njeriut i vjen vetme nga krijuesi i tij. “Liria nga Zoti” shkakton tek njeriu skllavërinë, pamundësinë dhe paaftësinë totale. Sa herë e ndjejmë veten skllevër të mëkatit pikërisht sepse kemi dashur të jetojmë vetëm me aftësinë tone për te rregulluar jetën, pa e ulur kurrë kokën dhe pa pranuar qe Zoti eshte ai qe na udheheq dhe qe i jep kuptim jetes tone? Larg Zotit nuk mund te kete vecse skllaveri, vecse varesi nga gjera qe nuk jane Zot. Dhe kjo mund te dallohet shume lehte sepse do te jemi gjithnje te pangopur, gjithnje e me shume ne kerkim te gjerave qe me pas do te na lene me bosh se perpara. E atehere rruga e kthimit...! Ne degradimin e tij total, nje mendim i lumtur per djalin plangprishes. Kujton shtepine e te Atit, kujton se atje edhe sherbetoret hane me mire se ai. E atehere deshiron te jete me mire nje sherbetor i te Atit se sa skllav i dikujt tjeter, i nje te huaji, i nje te pa emer. Atehere kthehet, merr rrugen e kthimit. Sigurisht ne nuk na pershkruhet rruga e kthimit por sigurisht do te kete qene nje rruge e veshtire. Kujdesi i ungjilltarit eshte te na tregoje se cfare e priste ne shtepi. Djali ishte pergatitur te kerkonte falje, t'i thonte te Atit qe ta pranonte te pakten si nje sherbetor te vetin, por gjendet perballe nje befasie te mrekullueshme. I Ati e priste, Zoti na pret. Ai na shikon nga larg. Ka kohe qe eshte te dera dhe pret e na sheh nga larg. Nje shenje fare e vogel e pendeses sone dhe ai eshte gati per te na marre me vete. Nuk ka nevoje as per shume fjale, sepse ai njeh cdo gje te zemres tone sepse ai “na njeh dhe na shqyrton, e di kur ulemi dhe kur cohemi...”.
Ne vend te denimit djali i vogel gjen krahet e hapur te te Atit dhe festen qe ai pergatit per te. “Ka me shume gezim ne qiell per nje mekatar qe kthehet se sa per 99 te drejte”. Pajtimi me Hyun eshte se pari nje feste e Zotit. Eshte ai qe organizon festen, eshte ai qe gezohet i pari, eshte ai qe merr inisiativen, sepse ka gjetur birin e tij. Djalit i kthehet edhe nje here dinjiteti dhe identiteti bijesor. Ai tani nuk eshte me skllav, as sherbetor. Ai tani eshte bir. Ka kuptuar se liria e vertete qendron prane Zotit. Edhe njehere meshira e Zotit fiton mbi mekatin e njeriut, mbi largimin e njeriut nga burimi i dashurise drejt joshjeve te mekatit. Por ende historia nuk ka mbaruar...! E si gjithnje misteri i jetes me Zotin mbetet mister deri ne fund.
Djali i madh eshte pjesa tjeter e historise. Ai qe ka qene afer Atit gjithe kohen qe djali tjeter ishte duke jetuar nje jete te shfrenuar. Ai gjithmone i ka sherbyer te Atit, ka qene besnik ne cdo gje. Vete ungjilli na tregon se ate dite ai po kthehej nga puna. Ka qene duke kryer detyrat e tij te dites.
Mund te themi me shume bindje se ai eshte besimtari i persosur, formalisht i patemete. Kryen gjithcka ne rregull. Shkon ne meshe cdo te djele, rrefehet rregullisht, eshte nje meshtar apo rregulltar qe keshillat e ungjillit, pastertine, degjesen, varferine i jeton ne menyren me te mrekullueshme. Nuk ka cfare te thote asgje askush per te. Por valle pse ai ngurron dhe nuk e pranon vellain e tij? A do te hyje valle ne shtepine e te Atit per te festuar bashke me te dhe me te vellain? Ungjilli nuk na e tregon, nuk na thote asgje dhe per ne mbetet nje mister. Pse valle vepron keshtu? Sigurisht kush nuk e ka jetuar sherbimin ndaj Zotit dhe marredhenien me te si nje marredhenie dashurie, por vetem nje marredhenie formale, nuk do te kuptoje kurre arsyet e dashurise se Atit i cili pranon nje mekatar. Djali i madh kishte harruar qe “Zoti nuk do vdekjen e mekatarit, por qe ai te kthehet dhe te jetoje”. Ndoshta nuk kishte degjuar fjalen e Zotit qe thote: “Mos shqyeni petkat, por zemrat tuaja”. Ndoshta sepse me shume kishte qene nje skllav i ligjit se sa nje bir i Atit.
Jemi te thirrur te gjithë te meditojmë gjate e te gjejmë vendin tone ne ketë shëmbëlltyrë kaq te bukur. Ne jo vetem jemi nevojtare për kthim te Zoti dhe per kete duhet te bindemi cdo cast te jetes tone, po jemi te fundit qe duhet te japim leksione morali. Te shohim me pare traun ne syun tone se sa lemishten ne synin e tjetrit. Sa here endemi larg burimit te jetes dhe ushqehemi vetem me bindjet tona, me ndjesite tona, me planet dhe programet tona, me krenarine tone. Sa here harrojme te ushqehemi me ushqimin e vertete qe eshte Fjala e Hyut dhe Eukaristia e shenjte. Sa here e marrim te padenje kete ushqim e per kete kemi me te vertete nje guxim te jashtezakonshme...! Te gjejme rrugen e kthimit dhe te nisemi drejt shtepise se Hyut. Mund te jemi te lodhur te rraskapitur nga jeta dhe nga mekati. Nuk ka problem. Ati na pret... me krahe hapur! Nuk ka asnje fjale denimi per ne vetem fjale dashurie. Nje here qe na ka prekur kjo dashuri dhe na ka perfshire teresisht duhet te jemi tevetedijshem se si te krishtere na thote shen Pali “jemi ambasadore te dashurise se Hyut”, per te pajtuar boten me te, per te pajtuar te tjeret me te. Dhashte Zoti qe te gjejme rrugen e kthimit dhe te gezohemi bashke me Zotin per cdo njeri qe kthehet edhe pse mund te kemi paragjykime per te, per te kaluaren e tij, edhe sepse ndoshta dime shume gjera qe ai apo ajo ka bere. Para Zotit nuk ka rendesi e pse duhet te kete per ne? “Na ndihmo o Zot te gjejme rrugen e kthimit dhe te pajtimit me ty, qe te jemi ne vete shpalles te dashurise tende, jo pse e kemi mesuar diku, por sepse e kemi provuar ne zemren tone. Amen!”







All the contents on this site are copyrighted ©.