Takimi Meta-Jeremiç: e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian
(12.3.2010 RV)Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta
dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, z. Vuk Jeremiç, u shprehën në favor të perspektivës
evropiane të vendeve të Ballkanit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që patën
të enjten në mbrëmje në Beograd. Pas një maratone të gjatë takimesh që filluan
pasditen e sotme, kreu i diplomacisë shqiptare dhe homologu i tij kanë dalë para përfaqësuesve
të medias shqiptare dhe asaj vendase, ku kanë bërë dhe konkluzionet e kësaj vizite,
që siç e cilësoi ministri Jeremiç ishte historike. "Kemi pikëpamje të përbashkëta
për të ardhmen e Ballkanit e cila duhet të jetë në Evropë", tha ministri Jeremiç,
i cili nënvizoi se jetojmë në të njëjtin rajon dhe është shumë e rëndësishme që të
kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ai vuri në dukje se mes dy vendeve
ka potenciale bashkëpunimi në fushën ekonomike, arsimore dhe kulturore. Të
dy ministrat u angazhuan që të thellojnë bashkëpunimin në fushën ekonomike.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi para mediave
shqiptare dhe vendase takimet me frymë konstruktive që pati sot me Presidentin e Serbisë,
Boris Tadiç, me zv/kryeministrin p?r Integrimin Evropian, z. Bozhidar Gjeliç dhe zv/kryeministrin
dhe Ministrin e Brendsh?m, z. Ivica Daçiç. "U takova dhe dikutova me një
frumë konstruktive me personalitetet më të larta serbe, për një epokë të re në marrëdhëniet
mes Shqiipërisë dhe Serbisë që unë i konsideroj si historike për stabilitetin dhe
për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok dhe në dobi të
të dy vendeve si dhe për përmbushjen e aspiratave të dy popujve tanë për një të ardhme
më të mirë, për një rajon më të sigurt, më të begatë dhe integrim të shpejtë evriopian",
u shpreh z. Meta. Duke sjellë në vëmendje të medias protokollin e bashkëpunimit
që nënshkroi sot në mbrëmje me ministrin e Jashtëm, Jeremiç, ministri Meta cilësoi
se ky protokoll thellon dhe forcon bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe influencon
në të ardhmen evropiane të dy vendeve. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm
i Shqipërisë vlerësoi dhe rëndësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve
në luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe terrorizmit. "Jemi të vendosur
t'i bëjmë kufinjtë tanë më solidë dhe t'i mbrojmë nga krimi i cili nuk ka nacionalitet",
tha Meta. Ai nënvizoi se megjithëse dy qeveritë kanë qendrime të ndryshme ndaj Kosovës,
ne ramë dakort se e ardhmja e rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta përshëndeti angazhimin e autoriteteve
serbe dhe në veçanti angazhimin e Presidentit Tadiç për të rritur investimet në Luginën
e Preshevës, për të përmirësuar kushtet e jetesës së komunitetit shqiptar atje dhe
integrimin e tyre shoqëror. Lidhur me minoritetet, Meta tha se ne kemi vetëm një zgjidhje
të zbatojmë standardet evropiane për minoritetet. nga ATSH-ja