Sot më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar
(12.3.2010 RV)Sot më 12 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Luigjin Orione,
meshtar e themelues i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore për të mirën e të rinjve
dhe të gjithë personave të mënjanuar. Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve
tona, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të
varfërve, duke ia beusra veprat e tij Provanisë Hyjnore. Bijtë e tij, orioninët,
të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht
në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve,
përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara
fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme. Përgjithësisht don Oroni ndihmonte
këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb
apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në
Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin. Pastaj kalon në seminarin e Tortonës,
e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë ka themeluar një oratorë dhe kolegjin
e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i “Veprës së Vogël iProvanisë Hyjnore”,
që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve
në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat
Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940, pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo,
ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit. Më 26 tetor 1988 Gjon Pali II e shpall të
Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve.