2010-03-12 17:19:17

Pakistan: atentate në Lahore shkatojnë 48 të vdekur, talebanët marrin përgjegjësinë


(12.3.2010 RV)Autoritet ushtarake të Pakistanin njoftuan se dje në mbrëmje nga dy atentatet me bomba në Lahore, kanë vdekur të paktën 48 njerëz dhe më shumë se 134 të tjerë janë plagosur. Lidhur me këtë, në njoftimet e agjencive thuhet se dy atentatorët kishin shpërthyer gati në të njëjtën kohë në një zonë tregtare lëndët shpërthyese pikërisht në kohën kur po kalonin automjetet e ushtrisë. Ndër viktimat janë 30 civilë e 18 ushtarë.
Ushtria pakistaneze që prej vjeshtës së vitit të kaluar po zhvillon një ofensivë të madhe kundër kryengritësve radikalë islamikë. Qysh atëherë vendi vazhdimisht tronditet nga sulmet.Të hënën nga një sulm, i kryer nga terroristët, humbën jetën 13 njerëz.







All the contents on this site are copyrighted ©.