2010-03-12 17:10:57

BE-ja: në Shqipëri të zgjidhet kriza deri më 18 mars


(12.3.2010 RV)Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit në KE, Pjer Mirel (Pierre Mirel) i ka bërë thirrje politikës shqiptare të gjejë kompromisin për të kthyer në normalitet jetën parlamentare në vend. Gjatë fjalës së tij në takimin e parë të komitetit të Stabilizim Asocimit, Mirel thekoi se konsensusi politik është jetik për integrimin e Shqipërisë në BE.
"Duhet të gjendet një zgjidhje, pasi do të ketë një takim të rëndësishëm në 18 mars, e për këtë palët duhet të gjejnë një zgjidhje deri në atë datë", tha Mirel, duke iu referuar seancës plenare të kësaj date kur Kuvendi do të shqyrtojë projektligjet e PS së për hetimin e zgjedhjeve. "Të tejkalohen mosmarrëveshjet politike, të cilat kanë dëmtuar progreset e Shqipërisë", tha Mirel duke thënë se mirëpret kthimin e deputetëve të PS së në Parlament.
Sipas tij, kompromisi duhet kërkuar gjatë ditëve në vijim në mënyrë që parlamenti të funksionojë ashtu si duhet. "Konsensusi politik është thelbësor, konsensusi politik me partive, forcave ekonomike, është mënyrë për anëtarësimin në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. ╙shtë e rëndësishme që të mbahet një konsensus për integrimin në BE, të gjendet një zgjidhje" tha ai.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ambasadori spanjoll Montobio, vendi i të cilit kryeson unionin këtë gjashtë mujor. "Marrëveshjet të mos gjenden vetëm në këtë tavolinë, por dhe në parlament. Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, por fillimisht duhen kapërcyer mosmarrëveshjet politike. Kjo është pika e nisjes për Shqipërinë", ka thënë Montobio.







All the contents on this site are copyrighted ©.