2010-03-11 15:39:13

Papa kujton Sheikun Sayyed Tantawi: një lider i madh fetar, i impenjuar në dialogun mes katolikëve e myslimanëve


(11.3.2010 RV)Një figurë e madhe e lider fetar, që “për shumë vite ka qenë një partner me vlerë në dialogun ndërmjet myslimanëve e katolikëve”: Benedikti XVI kështu e kujton Imamin e Madh e Sheikun e Al-Azharit, Muhammad Sayyade Tantawi, i cili vdiq dje në moshën 81 vjeçare.
Në një telegram drejtuar Sheikut Muhammad Abd al-Aziz Wasil, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, Papa shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta bashkësisë së Al-Azharit dhe familjes së Tantawit. Në mesazh, përkujtohet “me mirënjohje shtytja që Sheiku i ka dhënë takimeve ndërmjet Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe Komitetit të përhershëm të Al-Azharit për Dialog”.







All the contents on this site are copyrighted ©.