2010-03-11 13:35:38

Ipeshkvi imzot Frano Gjini, në përvjetorin e pushkatimit nga komunizmi


(11.3.2010 RV)Sot më 11 mars përkujtojmë ipeshkvin e jashtëzakonshm imzot Frano Gjinin, që u pushkaktue më datën 11 mars 1948 nga regjimi komunist. Imzot Frano Gjini ishte ipeshkëv i jashtëzakonshëm, filozof dhe teolog shqiptar.
Ai lindi më 1886 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër ne kolegjin Saverjan te eterve Jezuit ndërsa studimet e larta për Filozofi dhe Teologji i kreu në Romë, ku u shugurua meshtar.
Imzot Gjini shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë, Durrës ku edhe u shugurua ipeshkev ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës. Gjatë kësaj kohe Imzot Gjini përvetsoi disa gjuhë dhe predikonte fenë në këtë mjedisë në moton "Fe Atdhe". Më 1945 Selia e Shejtë e emeron Zëvendës delegat Apostolik në vend të delegatit Apostolik Leone Nigris. Gjatë kësaj kohe ai mbronte interesat e komunitetit katolik shqiptar në Shqipëri e cila në këtë kohë qeverisej nga komunistët.
Për veprimtarin e tij fetare e atdhetare, imzot Gjini arrestohet nga regjimi komunist më 18 nëntor 1946 me akuzat: a.) Agjent i Vatikanit dhe i Anglo-Amerianëve dhe b.) Bashkëpunëtor me një grup klerikësh Françeskanesh si At Mati Prendueshi, At Çiprian Nika etj. Që, sipas akuzave të komunistave, kishin ndërmarrë “futjen e armëve” në Kishën Françeskane të Shkodrës dhe fshehur me qëllim për të organizuar kryengritje ndaj rregjimit komunist. Imzot Gjini akuzat e ngritura nga regjimi komunist nuk i pranoi dhe më 11 mars 1948 pas 16 muaj hetusie pushkatohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.