2010-03-10 18:05:18

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të jetë i pranishëm në asamblenë parlamentare të NATO-s


(10.3.2010 RV)Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Erevan të Armenisë, nga 11-13 mars.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, delegacioni përbëhet nga anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, dhe Slobodan Petroviq, i komunitetit serb.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do ta shfrytëzojë mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njohur delegacionet e ndryshme për hapat e Kosovës për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht. Ndërkohë, që në takime të veçanta me pjesëmarrësit e takimit do të kërkohet gjithashtu njohja e shtetit të Kosovës nga vende që ende nuk e kanë bërë këtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.