2010-03-10 15:58:56

Ahmadinexhad në Kabul, trupat e huaja s’mund të vendosin paqen


(10.3.2010 RV)Shtetet e Bashkuara janë duke bërë një “lojë të dyfishtë” në Afganistan. Kjo është akuza që presidenti iranian Ahmadinexhad i bëri Vashtingtonit gjatë vizitës së tij të sotme në Kabul, në një konferencë shtypi së bashku me presidentin afgan Karzai.
Sulmi kundër Amerikës është përgjigja që Ahamedinexhad u dha gazetarëve duke komentuar deklaratat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Gejts, i cili pati akuzuar Teheranin për “lojën e dyfishtë”.
Sipas Gejts, Irani nga njëra anë ka marrëdhënie të mira me qeverinë afgane, në anët tjetër punon për të minuar përpjekjet dhe punën e SHBA-së e NATO-s duke mbështetur talebanët. “Janë ata (amerikanët) - tha presidenti i republikës Islame - që kanë krijuar terroristë, e tani pohojnë se janë duke luftuar kundër terroristëve. Ata, amerikanët janë duke bërë lojë të dyfishtë”. “NATO nuk mund te sjell paqen në Afganistan”, theksoi Ahmadinexhad.







All the contents on this site are copyrighted ©.