2010-03-09 17:44:45

Të dhënat paraprake të votimeve në Irak, Maliki fiton, Allawi i dyti, humbë Jaafari


(09.3.2010 RV)Vetëm 48 orë nga mbyllja e kutive të votimeve në Irak lista shiite e kryeministri Nuri al Maliki thuhet se kryeson në 9 prej 18 rajoneve irakiane, derisa koalicioni laiko-sunitë i udhëhequr nga ish kryeministri Iyad Allawi, kryeson në 5 rajone, duke ulur koalicionin tjetër fetar shiitë të udhëhequr nga Ibrahim Jaafari.
Sipas burimeve të dhëna në Bagdad nga instituti i pavarur i monitorimit zgjedhor ‘Ayn’ (Syri), rezultatet përfundimtare priten jo para datës 18 mars. Sipas këtij instituti, në Bagdad lista e kryeministrit irakian ka fituar deri më tani 35% të votave, derisa koalicioni i Allawit ka 21%, vijon me 14% Aleanca kombëtare e Jaafarit. Në kryeqytet, sunitët e Tawafuqit kanë rreth 9%.







All the contents on this site are copyrighted ©.