2010-03-09 16:13:50

Takimi i Konferencave të Kishave të Evropës në Stamboll


(09.3.2010 RV)Nga data 7 e deri më 11 mars në Stamboll të Turqisë zhvillohet takimi i përvitshëm i Komitetit të përbashkët ndërmjet Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE) dhe Konferencës së Kishave evropiane (KEK), një takim ky që sivjet i kushtohet temës së emigracionit.
Në këtë takim marrin pjesë, mes tjerësh, për Konferencën e Kishave evropiane, mitropoliti i Francës Emmaluel, president, dhe Michael i Austrisë, ipeshkvi David Hamid, Kisha e Anglisë e pastori Vlaire Sict-Gatueille, Chiesa e reformuar e Francës. Për Këshillin e Konferencave ipeshkvnore të Evropës marrin pjesë kardinali i Budapeshtit Pčter Erdň, kardinali Jean-Pierre Ricard nga Franca e kardinali i Zagrebit Josip Bozanic, imzot Stanislav Hocevar, kryeipeshkëv i Beogradit e imzot Vincenzo Paglia, ipeshkëv i Ternit.
Sot delegatët u pritën nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I. Në tryezën e bisedimeve janë problematikat e emigracionit, përvojat dhe projektet në fushën e emigracionit. Një tjetër argument që do të trajtohet nga delegatët e dy organizmave të përmendur, është edhe Asambleja e 13 e Konferencës së Kishave evropiane që do të mbahet në muajin korrik të viti në Lion, si dhe tema të aktualitetit që janë në diskutim e sipër pranë institucioneve evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.