2010-03-09 19:42:08

Shtohen sitet pedofile në internet. Çdo ditë ka nga 135 site të reja.


(09.03.2010 RV)Vazhdon të rritet me ritme marramendëse pedopornografia në internet. Po ashtu shtohet edhe numri i fëmijëve me të cilët abuzojnë organizata kriminale që drejtojnë pedobiznesin. Instrumentet teknologjike dhe strategjitë që vënë në përdorim këto organizata për t’i shpëtuar kontrolleve dhe ligjeve në fuqi janë gjithnjë e më të sofistikuara.
Këto janë të dhënat shqetësuese që dalin në pah nga raporti i përvjetshëm i Observatorit Ndërkombëtar të Telefonit “Ylberi”, i cili në vitin 2009 i dërgoi autoriteteve dhe operatorëve ueb mëse 49.393 sinjalizime në 35 vende, 7.000 më shumë në krahasim me një vit më parë, me një mesatare prej 135 sitesh të reja çdo ditë. Ky lloj tregu i neveritshëm ka si mall të vetin fëmijë gjithnjë e më të vegjël të cilët vetëm në 1 përqind të rasteve ka qenë e mundur të identifikohen dhe të çlirohen. Ky nuk është aspak një treg virtual, por përkundrazi, shfrytëzon me qindra mijëra herë imazhet dhe videot e abuzimeve e të dhunës të ushtruar kundër të miturve. Çdo sit pedopornografik ka më shumë se 100 mijë klientë në ditë. Evropa dhe SHBA janë në vendet e para qoftë për përhapjen e tyre, qoftë për konsumin e materialit pedopornografik. Gjermania, Hollanda, SHBA, Rusia, Qiproja, Kanadaja, Hungaria, Zvicra, Spanja dhe Tajlanda janë në dhjetë vendet e para në botë ku kanë bazën e tyre këto site.
Frekuentuesit e këtyre siteve dhe shfrytëzuesit e siteve pedofile janë kryesisht amerikanë, gjermanë, anglezë, rusë dhe italianë.







All the contents on this site are copyrighted ©.