2010-03-09 17:49:35

Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Froling


(09.3.2010 RV)Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha vlerësoi sot, mbështetjen që Shoqata e Traktatit të Atlantikut ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe kontributin e saj në informimin e publikut për vizionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA), Troels Froling. Kryeministri vlerësoi kontributin e kësaj shoqate për promovimin e vizionit të NATO-s për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i ATA-se shprehu mirënjohjen për mbështetjen që qeveria shqiptare, po i jep organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të 56-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010.
Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë të NATO-s, personalitete të shquar nga 42 vendet anëtare e partnere të NATO-s që janë anëtarë të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, duke përfshirë edhe personalitete të larta politike të vendeve të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor.
Shoqata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar më 18 qershor 1954, për të mbështetur misionin e NATO-s përmes ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së opinionit publik ndërkombëtar ndaj vlerave te përbashkëta Euroatlantike që përkrah dhe mbron NATO-ja.
Shoqatat e vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare të Atlantikut kanë në radhët e tyre personalitete të shquar të politikës, jetës akademike, shoqërisë civile dhe të tjerë, të më shumë se 42 vendev.







All the contents on this site are copyrighted ©.