2010-03-09 11:19:47

Atë Anton Luli, martir, jezuit shqiptar, në përvjetorin e vdekjes


(09.3.2010 RV)Përkujtojmë sot më 9 mars Atë Anton Lulin, martir, jezuit shqiptar, në përvjetorin e vdekjes.
Lindi në Lohe-Koplik, më17 korrik 1910, ndërroi jetë në Romë, 9 mars 1998. Atë Anton Luli e bëri të qante Karol Vojtilën duke treguar historinë e martirizimit të klerit shqiptar nën diktaturën komuniste e historinë e jetës së tij të jashtëzakonshme, gjatë pjesëmarrjes në kremtimet për 50-vjetorin e meshtarisë së Atit të Shenjtë Gjon Palit II në Vatikan më 7 nëntor 1996.
Aq e jashtëzakonshme ishte jeta e jezuitit shqiptar, Atë Anton Lulit, sa sivëllezërit jezuitë nëpër botë e dinin të martirizuar, duke mos pasur prej vitesh asnjë lajm për atë, që ishte varrosur për së gjalli ndër burgje e kampe përqendrimi të regjimit komunist në Shqipëri. Prandaj, kur munden ta takonin përsëri, gati–gati si të dalë nga varri, i kushtuan librin “Giŕ dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “Atë Lulin ne e dinim martir”) - botuar më 1996 nga Civiltŕ Cattolica.
Pikërisht dëshmitë rrënqethëse të këtyre viteve u solli me vete sivëllezërve jezuitë Atë Luli, kur më në fund doli i gjallë nga varri e nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme që të mos harrojnë atë që ndodhi, ta ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, nëse nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit. Atë Anton Luli, mbetet një dëshmitar i patrembur i Ungjillit dhe i vëllazërimit shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.