Filluan "Ditët e Shën Benediktit" pajtorit të Evropës.
Me ndezjen e pishtarit benedektin më 27 shkurt në Këln, qytet ku në vitin 1999 filloi
hartimi i Kartës së të drejtave themelore, u hapën zyrtarisht “Ditët e Shën Benediktit”,
pajtor i Evropës. Organizuar nga abacia e Montekasinos në Itali, me patronazhin e
Presidencës së Këshillit të Ministrave, iniciativa parashikon një kalendar të pasur
me rievokime historike, kortezhe dhe manifestime muzikore, që do të përfundojnë
më 21 mars në Montekasino, me një Meshë të kremtuar nga kardinali-sekretar i Shtetit
të Vatikanit, Tarçizio Bertone. Po a është akoma aktuale përsosuria asketike, që kërkoi
dhe gjeti shën Benedikti 15 shekuj më parë? Përgjigjet një nga promovuesit e kësaj
veprimtarie, don Antonio Potenca: Në veçanti, më 4 qershor 1999, në Këln
u mblodh Këshilli i Evropës, pikërisht për të filluar punën për Kartën Kushtetuese,
që përfundoi në vitin 2000. Momente të rëndësishme pra! Zgjodhëm këtë ngjarje, sepse
dëshirojmë të sjellim një mesazh paqeje në Evropë, por sidomos mesazh uniteti në rrënjët
e krishtera. Përkryerja asketike, si shprehje e bukurisë absolute dhe e paqes,
a është akoma një mesazh aktual? Sigurisht, është mesazh shumë aktual. Ati
ynë abat e ne, si bashkësi e Montekasinos, ngulim këmbë mbi rëndësinë e gjetjes së
asaj thjeshtësie, që vjen nga jeta e përditshme normale, nga puna e lutja si sintezë
e motos së famshme “Ora et labora”. …e cila në vetvete nuk është thjesht jetë
e rreptë. Shën Benedikti gjeti kështu gëzimin në Krishtin… Natyrisht, duke
e vënë Krishtin gjithnjë në vendin e parë: asgjë para dashurisë për Krishtin. Ai e
nënvizon këtë në Rregullën e tij: sot për sot, në këtë moment të historisë, kemi nevojë
për njerëz, që përmes fesë së jetuar e bëjnë Zotin të besueshëm në këtë botë. Sa
njihet rëndësia e abacisë së Montekasinos si qendër kulture për krejt Evropën? Monakizmi,
pra shën Benedikti, është shumë i pranishëm në Evropë e në botë, pasi të shumta janë
kuvendet mashkullore e femërore në krejt globin. Gjatë shekullit të kaluar, sidomos
në Evropë, u ripohua më qartë rëndësia e Shën Benediktit, edhe falë Papës Pali VI,
që më 24 tetor 1964 e shpalli Pajtor të Evropës. Vetë Benedikti XVI, që vizitoi Montekasinon
më 24 majin e kaluar, i theksoi edhe një herë këto vlera.