2010-03-06 11:51:00

Si sot më 6 mars 1844 u lind poeti i shquar arbëresh, Zef Serembe.


(06.3.2010 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë se si sot më 6 mars 1844 u lind poeti i shquar i letërsisë arbëreshe, Zef Serembe. Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me periudhën e lëvizjes kombëtare shqiptare.
Thuhet se ka patur një krijimtari të pasur, por pas kthimit në Brazil humbi gjithë dorëshkrimet me drama, poema, poezi e përkthime. I nipi i tij, Kozmo Serembe, mblodhi çfarë gjeti nga krijimtaria e Zef Serembes dhe i botoi me titullin "Vjersha".
Ndër titujt e përfshirë janë: "Për lirinë e Venetisë", "Zonjës Elena Gjika", "Fati", "Jeta e Shën Mërisë së virgjër", "Kënga e mallit të parë", "Më të bukurës që është në Strigar", etj. Serembe vdiq në Brazil më 19 shkurt 1901.







All the contents on this site are copyrighted ©.