2010-03-05 18:59:43

Shenjti i ditës: Lucjani I Papë


(05.03.2010 RV)Lucjani I u zgjodh papë më 25 qershor të vitit të largët 253, pak ditë pas vdekjes së paraardhësit, Kornelit. Pati një papni tejet të shkurtër e, megjithatë, nuk dihet se si, arriti të shpallë dekretin, sipas të cilit ‘çdo meshtar duhet të shoqërohej nga dy priftërinj e tre diakonë, për të dëshmuar kështu sjelljen e tyre”.
Papnia e tij, pas vdekjes së perandorit Treboniano Galo, qe mjaft e qetë, pa persekutime të egra.
Megjithatë, Papa i ri u arrestua e u internua menjëherë pas zgjedhjes. Por, siç dëshmojnë dokumentet, që kanë të bëjnë me jetën e tij, shpëtoi gjallë e, pas një periudhe të shkurtër internimi, arriti të rikthehej në Romë.
Vijoi ta drejtonte Kishën katolike deri më 5 mars të vitit 254. Viq nga një vdekje e natyrshme. Besohet se u varros në Kriptën e Shën Kalistit ose në atë të Shën Çeçiles. Në fillim i deklaruar shenjt për martirizimin e tij, më pas u shlye nga Kalendari Universal i Kishës.
Emri Lucjan (Lucio) vjen nga latinishtja e do të thotë ‘i ndritshëm’, ‘i shkëlqyer’.Në Martiriologun Romak për të shkruhet: “Shën Luçi, papë, pasardhës i Shën Kornelit, dëshmitar i ndritur i fesë, përballoi vëshirësitë e kohës së tij me shumë maturi, pësoi internimin për fe të Krishtit e u varros në Romë, në Rrugën Apia, në varrezën e Shën Kalistit.







All the contents on this site are copyrighted ©.