2010-03-05 19:00:15

Hekatombë e heshtur në Evropë: rreth 3 mioinë aborte në vit.


(07.03.2010 RV)Aborti sot është bërë hekatombë për Evropën, ku ndërpreja e shtatzanisë shkakton çdo vit mbytjen e më se 3 milionë krijesave njerëzore, që vdesin pa dalë ende në dritë. Prej këndej, mund të themi se aborti është shkaku kryesor i vdekjeve në Kontinent. Pohimin e gjejmë në Raportin: “Aborti në Evropë e në Spanjë”, paraqitur të martën e kaluar në Bruksel nga Instituti spanjoll i politikës familjare. Në këtë studim nënvizohet edhe se në 27 vende të BE-së popullsia nuk do të vijonte të pakësohej me ritëm frenetik, në se do të lejoheshin të dilnin në dritë të gjithë fëmijët e zënë në bark të nënave vrasëse. Aktualisht, kanë mbetur vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Irlanda e Malta, ku aborti është i paligjshëm.
Ndërsa në 27 vendet e Bashkimit Evropian praktikohen më se një milion e dyqind mijë aborte. Njëlloj si të zhdukeshin, brenda tre vjetëve, popullsitë e Milanos, të Pragës e të Mynihut. Në 15 vjetët e fundit, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rumania e Italia zënë vendin e parë për numrin e aborteve. Në 27 vende të BE-së, një shtatzani ndër 5 përfundon me abort e një ndërprerje në shtatë shtatzani, ka të bëjë me vajza nën moshën njëzet vjeçe. Aborti, kështu, është bërë shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë, i pasuar nga kanceri, infarkti e aksidentet rrugore.







All the contents on this site are copyrighted ©.