Don Dom Lazër Shantoja martir, pushkatuar nga komunizmi
Më 5 mars 1945 u pushkatua martiri i parë i Kishës katolike shqiptare në erën komuniste,
Don Lazër Shantoja. Ishte arrestuar prej “çlirimtarëve” të Shqipërisë pak më shumë
se dy muaj më parë. Në ata dy muaj kishte pësuar torturat më çnjerëzore që mund të
merreshin me mënd. Trupi i gjymtuar, me gjymtyrët të sharruara, atë ditë marsi u hodh
në një gropë pa emër, së bashku me atë të Sulçe Beg Bushatit. Kështu mbyllej
qarku i jetës së njërit prej eruditëve më të spikatur të shoqërisë shqiptare, personaliteti
i të cilit shquhej në shumë fusha të artit të letrave, duke dhënë një ndihmesë me
të vërtetë të fuqishme në jetën kulturore të bashkatdhetarëve. Ai ishte bir i traditës
katolike të Shkodrës, qytetit më përfaqësues në lëmin e kulturës shqiptare. U rrit
e u formua, si njerí e si meshtar, në Institutin Papnor të qytetit të tij e në universitetin
e Insbrukut të Austrisë. Zu rrënjë e hodhi shtat në traditën e klerit katolik që kishte
patur rolin parësor në ruajtjen, kultivimin dhe përforcimin e identitetit kombëtar
e të kulturës së shqiptarëve, në qindvjetorët e gjatë të pushtimit osman. Shantoja
hyri me tërsëllimë në hullinë e gjerë të klerikëve intelektualë katolikë, të cilët
që nga Buzuku, Bogdani, Bardhi e deri tek Fishta, Mjeda, Gjeçovi, Marlaskaj etj. zotëruan
me personalitetin dhe veprimtarinë e tyre fetare e kulturore, në harkun kohor të shekujve,
në sferën e qëndresës shqiptare ndaj rrezikut thërrmues të pushtimit, duke përfaqësuar
shtyllën kurrizore të kulturës dhe idesë kombëtare. Nëse institucionet fetare të krishtera
në Evropën mesjetare pas romake patën meritën e njohur të ruajtjes së vlerave të kulturës
klasike të lashtësisë greko – romake nga rreziku i zhdukjes së tyre prej fiseve barbare,
kisha katolike shqiptare në mesjetën tonë, që u zgjat deri në shekullin e njëzetë,
mbajti mbi shpatulla elementet themelorë të ringjalljes së kombit shqiptar.
Don Lazër Shantoja, djalosh 24 vjeçar, i sapo shuguruar meshtar, emërohet sekretar
i arqipeshkvit Imzot Lazër Mjeda. Këtu filloi veprimtaria e tij gati tridhjet vjeçare
në shërbim të kishës, të kulturës e të shoqërisë shqiptare në periudhën e ngjeshur
me ngjarje, të cilat përcaktuan ecurinë e krijimit e të forcimit të Shtetit të parë
shqiptar të bashkuar. Veprimtaria e Shantojës, falë formimit të tij të pasur e të
mirëfilltë intelektual, ishte e larmishme. Poet i lindur e prozator i arrirë, orator
i paarritshëm e tribun i vërtetë politik, përkthyes nga më të talentuarit e letrave
shqipe e njohës i thellë i gjuhëve klasike dhe atyre kryesore evropiane, studjues
i vëmendshëm i mendimit letrar, sociologjik e filozofik të elitave evropiane, Don
Lazër Shantoja u shqua në mënyrë të veçantë për ndihmesën e dhënë në fushën e publiçistikës
e të mendimit shoqëror të dhjetëvjeçarëve të parë të qindvjetit njëzetë. Publiçistika
e Shantojës ka bukurinë kristaline të një liqeni alpin, në të cilin derdhen rrëketë
e rrëmbyeshme kur stuhitë rrahin malet përreth. Ato stuhě janë ngjarjet politike të
jetuara në vetë të parë e të pasqyruara në artikujt e tij. Rrethi i vështrimit të
autorit është mjaft i hapur e interesat e tij të shumanshme vërtiten të gjitha rreth
një ideje qendrore që është credo-ja e tij: Atdheu, Shqipëria, zhvillimi i saj në
rrugën e qytetërimit, në kahun Perëndimor. Është një ide e paluajtshme e autorit,
e miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij, që ndriçon e i jep kuptim jetëve të tyre që
përshkojnë një morě shtigjesh sakrificash e privacionesh të çdo lloji. Artikujt e
tij i gjejmë të botuara në fletore të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë e në to
del në pah një personalitet poliedrik. Në ciklin e shkrimeve të botuara tek
“Shkolla e re” të vitit 1921 spikat dëshira e autorit për të mbjellë tek bashkatdhetarët
e tij parimet e qytetërimit, të atij të vërtetit që rrjedh nga mësimet e filozofëve
dhe përvoja e njerëzimit në shekuj. Rreshtohen në këta shkrime parimet e edukatës,
të moralit, të shoqërisë në shfaqjet e saj më të ndryshme si shkolla, puna, karrierat,
artet etj. Në to sillen shembuj të njerëzve të shquar, të rrugës së tyre të vështirë,
të sukseseve, famës e arritjeve me të vetmin qëllim për të nxitur ambiciet fisnike
të shqiptarëve që u duhej të ndërtonin gjithçka me duart e tyre. Me një stil të thjeshtë
e bindës Shantoja do t’u thotë bashkatdhetarëve të tij, sidomos të rinjve, se nuk
ka kalŕ që nuk merret nëse njeriu ka vullnetin e dëshirën për të shkuar përpara. Janë
mësime të vlefshme që i jepen një populli që sapo ka hyrë në rrugën e zhvillimit mbas
shekujsh pushtimi të huaj që nuk e kishte ndihmuar aspak atë zhvillim. Autori bën
pjesë në atë elitë të këtij populli që mundohet, me të gjitha mjetet, të nxisë në
të kurreshtën, interesin, dëshirën për të shkuar përpara, për të vënë në provë zgjuarsinë,
forcën e vullnetit, durimin, cilësi aq të domosdoshme për të kaluar vështirësitë e
pengesat që koha dhe rrethanat historike vinin me shumicë para shqiptarëve. Nëpërmjet
shembujve të shumë njerëzve të shquar, jeta e të cilëve kishte filluar në vështirësi
të mëdha, por kishte përfunduar me suksese marramendëse në fusha të ndryshme të shkencës,
artit apo politikës të kombeve të tyre, Shantoja përcill mesazhin e optimizmit, të
besimit në forcën dhe qëndrueshmërinë e popullit të vet. Njëkohësisht ai u thotë shqiptarëve
se asgjë nuk arrihet lehtë, se asgjë nuk dhurohet, por fitohet me mund, me djersë
e me sakrifica. Në këtë rrugë të ringjalljes së kombit e të përpjekjeve për të ecur
në gjurmët e popujve të qytetëruar secili duhet të bëjë pjesën e tij. Kjo vlen për
brezat si për individët, për prijsit ashtu si dhe për qytetarët e thjeshtë.
I krishterë e demokrat Don Lazri mundohet të zhdukë paragjykimet e kastës, të racës
së zgjedhur, të “familjeve të mira”, sidomos në sistemin e shkollave, në mendësitë
e mësuesve që kanë një rol parësor në rrugën e zhvillimit të kombit. Prej dorës së
tyre do të dalin ata që do të çojnë përpara Shqipërinë në të gjitha fushat, do të
dalin administruesit dhe shtetarët, artistët dhe profesionistët, ajo elitë intelektuale
që do të bëhet shtylla vertebrale e një shoqërie që duhet të synojë të djegë etapat,
të fitojë kohën e humbur për të hyrë me të drejta të plota në radhën e popujve të
qytetëruar. Shqipërisë i duhen mësues që të jenë të vetëdijshëm për misionin madhor
që i pret e që punën e tyre t’a shohin në prizmin jo të fitimit të çastit, por të
dobisë së t’ardhmes. Për autorin “Âsht e dijtun se në këqyrëshin mësuesët vetëm me
fitue kashatën e gojës, atbotë s’kanë për të pasë fitim tjetër veçse kashatën me zânë
frymën e me mbajtë në veprim barkun; fitimet e vërteta, fitimet shpirtnore, ideale,
kënaqa m’u njehë e me kęnë ndër përparimprűesë t’atdheut, tue mbiellë nji farë qi
nji ditë do të qesë fryte të madhnueshme, këto fitime duhet me pasë mësuesi ideal.”(f.
63) Mendimi i Shantojës i paraprin projektit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare,
mbasi është në vetvete mjaft i përparuar në krahasim me mendësinë zotëruese të kohës.
Ai fshikullon patriarkalizmin tradicional dhe mashkuellsinë karakteristike të botëkuptimit
shqiptar, këshillon tolerancën e respektin e mendimit, megjithëse koncepti për gruan
nuk i shpëton mendësisë së kohës e bëhet i papranueshëm për stadin e zhvillimit të
Shqipërisë së sotme. Problemet e ekonomisë shihen nën prizmin e mendësisë stataliste.
Qeveria, shteti duhet të jenë rregullatorë të ekonomisë, madje të përcaktojnë edhe
drejtimin e mënyrën e funksionimit. Hasim në mendime proteksioniste që, në shikim
të parë, shkojnë në favor të prodhuesve dhe blerësve shqiptarë, por që krijojnë një
ekonomi të ngrirë e të mbyllur e cila, me kalimin e kohës, nuk ka aftësi zhvillimi.
Shtypi, forca e tij, rëndësia, funksioni, ndikimi mbi shtetin e shoqërinë janë një
tjetër temë e shkrimeve të Shantojës. Ai është mjaft kritik, sidomos përsa i përket
gjuhës së shkruar që, po të huazojmë një shprehje të Budit, “po bdaret e po bastardohet”.
“Mâ fort se asgjâ do të kritikojmë paaftësěn fenomenale të shumë shkrimtarve të cilët
pŕ pregatitje studimesh marrin e shkruejn kryq e terthuer mbi çashtje për të cilat
s’kan farë kompetence..... Perkundrazi kuer lypet me shqyrtue çashtjet mâ delikate
të filozofěs, të moralit, të sociologěs, të gjithë duen me kęn kompetenta, deri akshět
e kamerjerat... Ç’farë edukatet műndet me i dhânë popullit t’onë nji shtyllë mbâjtun
në kambë me mistrecat e pęndës, të nji pęndës shumë herë të shitme e partizane?...”
(f.128)pyet me një zemërim të ligjshëm në faqet e “Orës së maleve” eruditi që kishte
privilegjin të studjonte në gjuhët origjinale arritjet më të mira të kulturave të
Perëndimit. Shantoja ishte ithtar i shtypit të lirë e të pavarur, atij që
ve në qendër të synimit paraqitjen e së vërtetës së paanshme, një shtypi që nuk i
nënshtrohet forcës së parasë apo të pushtetit, sepse n’atë rast ai kthehet në të kundërtën
e misionit të tij që është formimi i opinionit dhe njohja e lexuesit me rrjedhën e
ngjarjeve të çdo dite. Interesi i tij rrok shumë sfera të jetës shqiptare e tematika
e shkrimeve shtrihet pothuaj në gjithë gamën e dukurive të saj. Në shkrimet jepet
një tablo aspak optimiste e ecurisë së Shtetit shqiptar, të problemeve të tij ekonomike,
financiare, administrative. Në to bëhet një analizë anatomike e këtyre dukurive e
vihet theksi mbi një aparat burokratik administrativ të stërfryrë që rëndon si një
shkëmb mbi një ekonomi të dobët e të pazhvilluar, për të mos thënë të paqënë. “A thue
âsht nevoja për gjithëket personal? A perdoret gjithky personal pse Shqypënija e të
mëkambunit e saj kan nevojë për tę, a po pse këta duen të jetojnë në shpinë të Shqypněs?..”
(f.131) pyet me dhimbje autori. Ndihet shqetësimi qytetar i Shantojës që futet deri
në skutat më të errta të Vendit të tij, që i bën jehonë skamjes së pjesës më të madhe
të popullit që kjo mënyrë organizimi e funksionimi e Shtetit nuk ndihmon aspak t’a
lehtësojë. Shqetësimi është i sinqertë, i ndjerë, në përputhje edhe me misionin e
famullitarit që përditë prek me dorë hallet e mangësitë e shqiptarëve të thjeshtë
që mbushin famullinë çdo të diel, që revoltohet e shpërthen kur sheh se “si shkrryhet
parja, si shpërdoret műndi i fukarŕs, i popullit, i bulkut, i puntorit. Për me mbajtë
njerz parasita......qi nuk dijnë se si me jetue, veçse në shpinë të Shtetit, me nji
nęnpunësě të vjedhun me protekcjon...”. (f.131) Nuk kemi të bëjmë me një strumentalizim
të tipit marksist të dukurisë por me dhimbjen e thellë të atij që e do me gjithë zemër
popullin e tij. Kjo dhimbje arrin deri në revoltë e dëshpërim kur sheh se kriteret
e marrjes në punë të morisë së nëpunësve nuk janë meritat dhe zotësitë, por klientelizmat
dhe hatëret politike. Janë plagë të hapura e të pambyllura kurrë deri në ditët tona,
kur ende përballemi me këto dukuri, duke paragjykuar zhvillimin. Në artikujt
e botuar tek “Ora e maleve” ndihet fuqishëm pulsi i atdhetarit, por ka një dozë të
madhe realizmi. Problemet e Vendit përballohen me zemër por edhe me mendje, kryesisht
në kah kritik. Shkrimtari ka një objektiv të qartë rreth të cilit vërtitet e gjithë
masa e shqetësimeve të tij: Shqipëria që duhet të ecë në rrugën e zhvillimit, të përparimit,
të qytetërimit. Dukuritë që pengojnë këtë ecje janë në tehun e kritikës së publiçistit,
janë lënda e pamfleteve të tij politike, objekt i fshikullimit, herë herë me tone
mjaft të ashpra. Por Shantoja nuk është nihilist, nuk shikon vetëm errësirë në të
tashmen e në t’ardhmen e kombit të tij. Ai ka aftësinë të shohë edhe dritën tek njerëzit
idealistë që mundohen të shtrojnë rrugën, mbi të cilën breznitë e ardhme do të ndërtojnë
shtetin bashkëkohor. “Shqypëněn e ka bâ inteligenca e do t’a mbâjë inteligenca, ose
Shqypëněë nuk kem me pasë! Reservoir-i i forcës mâ të shndoshtë në Shqypněë âsht qandra
e saj intelektuale. Kur ndiejm bisedimet plot dieje e hollësië të nji Fan Nolit, dialektikën
e shterngűet e të mbâtun të nji Luigj Gurakuqit, fjalën elektrixante te nji Ali Kelcyrës,
gjuhën kirurgjike të nji Stavro Vinjaut, arsyetimet ligjore të nji Koço Tasit, na
i harrojmë të tana eksplozjonet e soçme e nji fjalë e vetme e e ambël na tingllon
në vesh: Po! ka Shqypněë!” (f.143) Shantoja është idealist, por në idealizmin
e tij ka një farë pragmatizmi. Historia e botës i ka mësuar se popujt, në rrugën e
tyre të zhvillimit, kanë arritur synimet kur kanë pasur prijsa t’aftë e të kushtuar
çështjes së tyre. Në praně të tyre fashitet pezmi dhe lind shpresa për t’ardhmen e
besimi në të. Kjo shpresë gjen burime ushqimi te të rinjtë, te studentët që, në Vende
të ndryshme të Evropës, përgatiten me dije, kulturë e profesione e janë të gatshëm
t’i venë në jetë këto në Atdheun e tyre. Kështu u krijua ajo elitë kulturore e pasur
në Shqipërinë e viteve tridhjetë, që do të kositej pa mëshirë mbas 1944, si “inteligjencë
borgjeze”, kundërshtare e regjimit komunist. Duket se është një fatalitet historik
për Shqipërinë fakti që i duhet të ëndërrojë gjithmonë një brez të ri që duhet t’a
nxjerrë nga këneta e mbrapambetjes e t’a verë në rrugën e përparimit. “Idét linden,
rriten e frytësojnë vetëm në nji tokë virgjin; në męnden e në zęmbren e të rivet:
prej tyne mandej dalin e pastrojnë kalbësinat e gjithshkaf ndalon perparimin o kristalizohet
në trajtat e nji kohe qi ka prendue” (f.244) shkruante Don Lazri më 1924. Tetëmbëdhjetë
vite më pas Mustafa Kruja, atëhere Kryeministër i Shqipërisë së bashkuar me Italinë,
në intervistën dhënë gazetarit të njohur italian Indro Montaneli shprehet:
“Ne kemi një aristokraci të lodhur, të mbetur prapa, me parime që nuk i përshtaten
më kohës sonë, një borgjezí të mangët në numur, në mjete e pregatitje, një masë në
të cilën 70% është analfabete. Shpresa jonë është tek të rinjtë. Të rinjtë kanë vrulle
që herë herë i shtyjnë shumë përpara, por janë të mbrujtur me një dashuri të pastër
për atdheun e tyre e sinqerisht synojnë në formimin e një vetëdije kombëtare dhe vetiake.
Shumë prej tyrë shkojnë për të studjuar në Itali. Kthehen që andej me padurimin për
të ngritur vëndin e tyre në nivelin italian. Shpesh padurimi i shtyn në gabime, por
qoftë i bekuar ai që gabon për bujarí. Un nuk dua të rinj të bindur verbërisht, por
të ndërgjegjshëm e të disiplinuar. Natyrisht të parët do t’a bënin më të lehtë detyrën
time si qeveritar, por nuk do të më jepnin asnjë garancí për të ardhmen. Për ne ajo
që ka vlerë është vetëm e ardhmja”. Sot, mbas gjashtëdhjetë vitesh të tjera,
shpresa për të nxjerrë politikën shqiptare nga bataku dhe Vendin nga renditja e fundit
në Evropë, është varur përsëri tek të rijtë. Edhe se shpesh hasim në zhgënjime në
atë drejtim, mbasi jo çdo gjë që shndrit është ar, mendoj se përtëritja e vazhdueshme
e politikës shqiptare është një domosdoshmërě. Për fat të keq nuk shihet në këtë prizëm
nga një pjesë e mirë e klasës drejtuese që ruan pozitat e fituara, pa marrë para sysh
faktin se koha kalon e nuk mund të ketë njerëz për të gjitha stinët. Megjithatë aktivizimi
i mjaft të rinjve të diplomuar jashtë Shtetit në administratën shtetërore është diçka
inkurajuese. Ndër shkrimet publiçistike të Shantojës mendoj se një vend të
dorës së parë zënë ata që i kushtohen ngjarjeve dhe personazheve të politikës shqiptare
në një hark kohor prej pothuaj një të katërt shekulli. Shkrimtari ishte një vëzhgues
i mprehtë i tyre e, më shumë se pjesëmarrës me funksione të rëndësishme, ishte një
viktimë e ndërgjegjshme e atyre ngjarjeve. Pësoi burgime, internime e mërgime edhe
se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë pozitë të lartë, madje nuk ka qenë as deputet. Por
prifti poet është në simbiozë me ato ngjarje dhe protagonistët e tyre e penda e tij,
së bashku me oratorinë, ndikojnë herë herë në mënyrë vendimtare në to. Shantoja është
gjithmonë koherent me veten dhe parimet. Opinionet mund edhe të ndryshojnë, por vlerësimet
kanë një kriter përcaktues e të paluajtshëm: interesi i Atdheut. Ky është metri i
vërtetë e i vetëm që shërben si njësí matjeje për këdo e për gjithçka.
Ai ishte i pozicionuar në krahun e Opozitës antizogiste. Idhulli i tij ishte Luigj
Gurakuqi që “Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jetën për idealin
e nji Shqipënie të lirë, të madhe, të lume.”, kryetari i Opozitës në vitet 21-24.
Martirët e lirisë e të demokracisë ishin Avni Rustemi, vetë Gurakuqi, Bajram Curri,
Hasan Prishtina, Elez Isufi, Zija Dibra, Ramiz Daci, Zef Ndoci, Mark Raka. Bashkëluftëtarët
me të cilët ndau bindjet e idealet ishin Mustafa Kruja, Stavro Vinjau, Qazim Koculi,
Xhevat Korça etj. Në altarin e kombit ishin kolegët e tij më të njohur si Fishta,
Gjeçovi, Mjeda, Harapi, Marlaskaj etj. Në fushën kundërshtare ishte Ahmet Zogu, Kryeministër,
President e më pas Mbret i Shqipërisë, sinonim për një pjesë të shqiptarëve i së keqes
në pushtet, i rrethuar nga bejlerë përkrahës si Eshref Frashëri, Mehdi Frashëri, Faik
Konica etj. apo vrasës dhe ideatorë vrasjesh si Baltjon Stambolla, Çatin Saraçi etj.
Në këtë mikrounivers figurash politike Shantoja depërton me fuqinë e pendës , duke
na lënë të skalitura bindjet e mendimet e tij. Ato janë fryt pikëpamjesh objektive
e subjektive të autorit, ndonjëherë edhe të pasioneve politike të tij. Por gjithsesi
ata janë dëshmí të rëndësishme, mbasi dalin prej pendës së një personi pa paragjykime,
që vlerëson duke u nisur nga faktet. Periudhat të cilave i referohen shkrimet janë
ato 1920-24, koha e mërgimit 24-39 dhe vitet 39-43, kur Shqipëria ishte e pushtuar
nga italianët por kishte një status të posaçëm, sepse quhej e bashkuar me Mbretërinë
e Italisë. Për ngjarjet e këtyre hapësirave kohore historike autori mban qëndrime
të ndryshme. Me botëkuptim të përparuar demokrat mbështet pa rezerva revolucionin
e qershorit 1924 dhe ata intelektualë e të rinj të Bashkimit që ishin flamurmbajtës
të tij. Çuditërisht i kushton pak shkrime Qeverisë së Nolit dhe më shumë mërgimit
politik që pasoi rënien e saj. Ndoshta ky fakt dëshmon për një farë zhgënjimi që pëson
publiçisti Shantoja nga ajo qeverisje dhe në vetë të parë nga Kryeministri, të cilin
në një shkrim të mëvonshëm e sulmon rreptë. Nga mërgimi në Jugosllavě, Austrě e Zvicër
mundohet të analizojë gjendjen e Shqipërisë reale, që përfaqësohet nga evolucioni
i pushtetit të Ahmet Zogut deri në Mbretërě, por edhe atë alternative që ka fytyrën
e mërgatës politike shqiptare antizogiste. Në këtë gjendje konflikti të fortë e të
përhershëm duket se nuk ka vend për biseda e marrëveshje. Për Shantojën, ashtu si
për të gjithë të mërguarit politikë jashtë Atdheut, “Bota e ka marrë vesht se në Shqipněë
sundon nji President gjaksor, nji President qi mbytë me pare diten për diellë, nji
President qi flet vetë me sikarët, qi u premton ndihmen e nji fuqiës s’huej, qi u
premton lirim të shpejtë, rrogë të përmuejshme...” (f.370) Por këtë kundërshtar
politik, këtë “President gjakësor”, kur e sheh të diskredituar pa të drejtë nga një
gazetë austriake, ka burrërinë t’i kërkojë Kancelarit austriak, Dr. Seipel, ndërhyrjen
e tij për të vënë në vend prestigjin e atëherë Kryeministrit shqiptar. _shtë një nga
perlat e këtij libri, një shembull ideal i moralit politik në një shkallë të lartë,
një shprehje e harmonizimit të luftës politike me etikën e saj e me respektimin e
institucioneve, një leksion stili për politikën e sotme në Shqipërě e më gjerë.
Nga ana e tij Zogu ishte i vetëdijshëm për forcën intelektuale të kundërshtarëve të
tij, por dinte gjithashtu se mendësia evropiane e tyre nuk gjente një tokë të lëruar
tek shqiptarët që donin kohë të tresnin shtresat dhjamore të botëkuptimit lindor të
trashëguar nga pesë shekuj. Ai u mundua me të gjitha mjetet t’a bëjë të parrezikshme
këtë Opozitë të shpërndarë e të përçarë në grupe, shtete e bindje politike të ndryshme.
Kjo luftë në largësě vazhdoi, mes sharjesh, mallkimesh, denigrimesh e përbetimesh
të ndërsjellta, deri në shtatë prillin 1939, kur Musolini dhe Çiano vendosën t’i shtojnë
kurorës së Viktor Emanuelit edhe Mbretërinë shqiptare, duke dërguar ushtritë pushtuese
në brigjet e saj. Si shumë të tjerë edhe meshtari Shantoja la famullinë në
Jurën Berneze dhe u kthye në Shqipërinë e “çliruar” nga “tirania” e Mbretit Zog. Ndryshimet
e ndodhura i pa me shpresë e besim për t’ardhmen. Pushtimin e Vendit nuk e quajti
një tragjedě, përkundrazi si një mjet për t’u bashkuar me Italinë e, nëpërmjet saj,
me Evropën e qytetëruar, ku ai ëndërronte të shihte edhe Vendin e tij me të gjitha
atributet. Shkrimet e kësaj periudhe ndoshta kanë qenë aktakuza më e fortë që drejtësia
komuniste i ka bërë martirit të parë të ligjeve të saj. Ai merr në mbrojtje haptas
e me forcë bashkimin me Italinë, jo sepse është i ndjeshëm ndaj interesave të saj,
mbasi në shkrime të mëparshme, sidomos në lidhje me vrasjen e Gurakuqit, flet mjaft
ashpër për te. Në këtë bashkim kurorash ai sheh mundësinë e ecjes së Shqipërisë në
rrugën e përparimit. Nëse i duhet të zgjedhë ndërmjet pavarësisë në varfëri e prapambetje,
apo varësisë në mirëqenie e përparim ai zgjedh të dytën. Ai bën pjesë në atë aradhe
intelektualësh e politikanësh shqiptarë që i konsideronin lidhjet me Italinë strategjike
e prioritare, miqësinë me popullin e përtej detit si themelore për t’ardhmen e Vendit
të tyre, e pushtimin si një dukurě e përkohshme që nuk cenonte thelbin qenësor të
shqiptarëve, të atyre që herë me qesëndě e herë me përbuzje apo urrejtje u quajtën
“italofilë”. Në atë aradhe figura më e spikatur kishte qenë prijësi Luigj Gurakuqi
që, për Shantojën si për shumë të tjerë, kishte qenë një etalon atdhetarizmi.
Duke dalë pak nga kuadri i bisedës së ngushtë për publiçistikën e Don Lazër Shantojës,
desha të hap një tjetër fushë diskutimi që më duket i nevojshëm e që merr shkas nga
leximi i librit. Si i ka trajtuar e vazhdon t’i trajtojë historiografia jonë zyrtare
e jo këto ndodhě e figura që mbushin faqet e librit, për të cilin po flasim, dhe a
ka vend për ndryshime n’atë drejtim? Duke marrë në analizë tre periudhat kryesore
që trajton Shantoja si revolucioni i qershorit dhe Opozita antizogiste, mbretërimi
i Zogut dhe roli i tij, pushtimi fashist e bashkimi me Italinë, për më shumë se gjysmë
shekulli më duket se janë trajtuar vetëm në formë manikeiste, në vështrimin bardh
e zě. Për historiografinë komuniste që, fatkeqësisht ende nëpërmjet studiuesve dhe
mendësisë, vazhdon të diktojë në forma të ndryshme logjikën e saj, revolucioni i qershorit
1924 ka qenë një ngjarje epokale në drejtim të demokratizimit të Shqipërisë, periudha
e Zogut një kohë e errët tiranie dhe bashkimi me Italinë tragjedia më e madhe për
Shqipërinë. Sot, kur kemi lënë mbas krahëve qindvjetorin e shkuar, me të gjitha
mizoritë që ideologjitë totalitare shënuan me pasoja të tmerrshme për botën dhe për
ne, më duket se ka ardhur koha të bëjmë një bilanc objektiv, të saktë e të vërtetë
të atyre ngjarjeve, të shkaqeve e pasojave të tyre, por edhe të jetëve të protagonistëve
të tyre. Duhet të jetë një bilanc pa pasion politik, t’i nënshtrohet analizës së ftohtë
të një arsyetimi që duhet të ketë si bosht qendror vetëm një idč, interesin e vërtetë
të Shqipërisë larg skemave ideologjike, si lëndë për të bluajtur në mullirin e tij
vetëm faktet historike të shkoqura, të pastra e të pashtrembëruara. Studiuesit, që
duhet të shkruajnë një historě të vërtetë të Vendit tonë, duhet të jenë si gjykatësit
e paanshëm që duhet të shqyrtojnë ata fakte për të nxjerrë prej tyre të vërtetën e
pakundërshtueshme. Do të ishte mision i tyre shkokolepsja e shumë nyejve të pazgjidhura
të historiografisë tonë e vlerësimi, në përmasat e tyre të vërteta, të figurave politike
të mpleksura në to. Besoj se është kjo një nga detyrat kryesore të brezit të ri të
studiuesve shqiptarë, mjerisht të pakët e të mangët, sidomos në këtë fushë. Është
detyrë e tyre të çlirojnë historiografinë nga termat “tradhtarë të atdheut”, “armiq
të popullit”, “të shitur”, “kriminelë” e të tjera paçavure të këtij lloji, që një
klimë e helmuar arbitrariteti komunist ka projektuar pa mëshirë mbi të. Jam i bindur
se kuadri, që do të dilte nga një punë e tillë e që do të ishte fotografia e vërtetë
e së shkuarës sonë, duke iu referuar periudhave historike për të cilat shkruan Don
Lazër Shantoja, do të kishte një pamje krejt tjetër nga ai që gjejmë në tekstet e
historisë dhe pjesërisht edhe nga ato që shohim në shkrimet e tij. Ndoshta do të gjenim
revolucionin e qershorit 1924 dhe qeverisjen e Nolit si një nga gabimet më të mëdha
të një pjese të klasës politike t’asaj kohe dhe Ahmet Zogun jo vetëm si një tiran
që urdhëron vrasjet e kundërshtarëve politike, por edhe si një nga shtetarët më të
shquar të këtij kombi, me një ndihmesë themelore në formimin e strukturave të Shtetit
shqiptar dhe të ecurisë së tij në rrugën bashkëkohore. Po ashtu të ashtuquajturit
“kolaboracionistë”, jo si “tradhtarë” e “të shitur” tek fashizmi, por si atdhetarë
në shkallë sipërore që, për të mbrojtur interesat e Vendit të tyre, në një nga çastet
më të vështira të tij, nuk nguruan të venë në altarin e tij gjënë më të shtrenjtë
që kishin, dinjitetin njerëzor e politik. Jam i bindur se sita e historisë,
shpejt a vonë, do të kryejë funksionin e saj për t’i dhënë të rinjve të Shqipërisë
së sotme e të nesërme mundësinë të njohin me saktësi bëmat e të parëve të tyre, për
të shmangur mashtrimin e madh që ne dhe brezat paraardhës pësuam, si pasojë e vënies
në jetë të një projekti politik që i kushtoi kaq rëndë Atdheut tonë. Ne duhet t’a
nxisim këtë proces jo se jemi të përmalluar të së shkuarës, por se jemi ithtarë të
së vërtetës e se mendojmë se në themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë nuk duhet
të ketë mashtrime e shtrembërime dashakeqe. Këtij qëllimi i shërben edhe
botimi i këtij libri, meritë e punës së gjatë, të ndërgjegjshme, cilësore e plot pasion
të vëllezërve Marku, të cilëve i shkon falënderimi im i sinqertë dhe përgëzimi i ngrohtë
së bashku me urimin që kjo punë të vazhdojë në dobi të së vërtetës historike, të kulturës
sonë, të nxjerrjes në dritë të vlerave kombëtare të mbuluara nga pluhuri i harresës
që komunizmi qëllimisht hodhi mbi to për një gjysmë shekulli.
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e vdekjes
Kur botën mundet me e shelbue vetëm "e bukura" Nga Ardian Ndreca
Kujtojmë
poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes Poetët vriten atëherë kur e
rrejshmja ka fatin me u quejt ligjë e ligji shpreh shëmtimin e mbrendshëm të njeriut,
atëherë ata vriten e kângët e tyne heshtin në shurdhimin e paskaj të vetë ndërgjegjes
së njerzve. Me 5 mars 1945 në të dalun të Tiranës, nji nadje heret nji grup partizanësh
i dha fund me nji krisëm batarjet jetës së njenit prej poetëve mâ të ndieshëm e skofiar
(delikat) qi ka pasë letërsija jonë e shekullit të njizetë. Trupi i tij i munduem
prej torturash, kamba e tij e kalbzueme prej gangrenës, gishtat e thyem prej thuprave
të hekurta, fytyra e vuejtun e sytë pa shkëlqim ju falen nji grope të paemën diku
ndër kodrat buzë lumit. Ato duer qi dijshin me i ra aq ambël pianofortes, tue përhap
jonet e lied-eve të Schumann-it, Schubert-it, Franz-it, ato gishta qi kthyen shqip
Goethe-n e Schiller-in nuk gjetën nji zemër të mëshirshme qi t’i pështonte. Gjoksin
e atij idealisti qi shkoi në mërgim 15 vjetë jetë, mbasi ishte anmik i regjimit të
Zogut, e shpuen plumbat mizorë të nji marrije qi po përshkonte fund e maje Shqipninë.
Ndërsa nana e vet plakë, bashkëvuejtsja e mërgimit të gjatë, tue e pa të birin ashtu
të shëmtuem prej torturash, me trupin gjysë të kalbun në nji thes, iu lut gjakatarëve
qi t’ia vrisnin në shęnj mëshiret. Kur nanat e poetëve lusin vdekjen e bijve të
tyne, don me thânë se bota âsht shëmtue e ka bjerrë ndjesitë njerëzore. Megjithatë,
n’ato çasa të fundit në burgun e Tiranës, u gjet nji zemër e dhimbshme qi i dha pak
kafe e nji tjetër dorë miqsore i preu gishtat e kambës qi i vareshin të lidhun vetëm
me nji copë lëkurë. Kështu mbyten poetët tek na, kështu dhunohet tempulli i Muzave
tue i dhanë botës rasën me pa se sa afër âsht njeriu me shtazët e egra atëherë kur
e vret të bukuren. Atë ditë marsi, ish studenti i Innsbruck-ut, publicisti i "Orës
së Maleve", miku i Luigj Gurakuqit, Anton Harapit, Ernest Koliqit, themeluesi i "Orës
së Shqipnís" në Vjenë, oratori i flaktë mbi vorrin e Avni Rustemit, miku i Hasan Prishtinës
e i Mustafa Krujës do të vdiste tue lanë nji nanë plakë të braktisun prej botës, e
cila mbas pak kishte për të dhanë shpirt e helmueme dhe e turbullueme prej dhimbës
qi shorti i pat premtue. Bota e qytetnueme poetëve të vet, pa dallim fejet e bindjesh
politike, i ngreh përmendore e ia mëson përmendsh vargjet, ndërsa ne, ja thyejmë kambët
e i vrasim sikur të ishin gjakbâsa e hajduta. Kurse kriminelat ndër ne plaken në
shtëpijat qi i kanë grabitë të tjerëve e vdesin në shtrat pa iu dridh qerpiku. Kjo
âsht humnera qi historia ka vue ndërmjet nji vendi të qytetnuem e nji vendi qi nuk
njeh qytetnim. Poeti âsht zâni i ndërgjegjes, âsht hyjnorja qi banon midis nesh
e heshtun, pa bâ bujë e pa lypë nderimin e turmave. Poeti: "miku i hyjve", siç e quen
Goethe-ja, âsht mâ poet bash atëherë kur njerëzit e tradhtojnë dhe e braktisin, kur
ai ndien thellësisht vetminë e vet në ketë botë, e cila âsht e huej për tę dhe âsht
anmike e së bukurës. Lazër Shantoja nuk iku prej Shqipnijet atë fund nandorit të
zymtë të vjetit 1944, pse vargjet e tija s’kishin mbjellë urrejtje e tingujt e tij
s’kishin vra askęnd; zâni i tij i ambël vetëm kishte afrue njerëzit te lirija dhe
te Zoti. N’ato çasa të fundit të jetës i erdhën ndër mend vjetët e mërgimit, shetinat
në rrethinat e Beogradit në 1928, vjetët e ethshme të Vjenës, atëherë kur në Schaumburgergasse,
i përkrahun prej Hasan Prishtinës nxirrte "Orën e Shqipnís", jo larg konsullatës shqiptare,
mbrenda mureve të së cilës, Çatin Saraçi thurte intriga e pregatitëte vrasje mbas
shpinet. Ju kujtue Jura bernese ku mes alpesh kaloi vjetë të lume tue andrrue e tue
shkrue për atdheun e vet, ju kujtuen miqtë qi s’ishin mâ, shumica të ramë nën plumbat
e trathtisë: Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Mark Raka. I
erdhën ndër mend vargjet e rinisë: Ah, mos e lyp at varg! ... Asht shum mâ mirë korimbat
(1) t’tú mos t’dijn ça do me thânë me qęn’ poetë e mos me qęnë i lirë, me kndue
me goj’ kur zęmërngrita qanë. Pse duhen vra poetët? Ata s’i përkasin veçse poezís,
e kjo s’ka as parti e as atdhé, s’duron roje e s’ka plumb qi ja shpon gjoksin. Poetët
duen me e pështue botën nepërmjet së bukurës, duen qi njerëzit të sundohen prej ndjenjave
t’nalta dhe jo prej arsyes së ftohtë e as prej teknikës, duen qi e pangjyra e anonimja
t’ja lëshojnë vendin të thjeshtës e të përkores, asaj qi mbërrin me na mahnit e me
na shelbue në ketë “luginë të përvajshme” qi âsht jeta. Qe se çka shkruente te
revista "Illyria" në tetor të 1935, në nji kohë qi ishte n’mërgim në Helvetí: “Nji
âsht rruga qi na çon tu populli i ynë! Ky popull âsht i mirë. Pret ndihmë prej nesh
e me të drejtë. Djersa e tij na ka dhânë shkollën. Për me i ndihmue këtij populli
na jemi nda shpirtnisht prej tij e kemi formue nji klasë në vete, klasën intelektuale.
Të jét nji klasë e jo nji kastë. Nuk do të bâhemi beglerët e męndes e të pendës. Mos
t’i grabisim popullit edhe shpirtin! Të na duken sikur janë “faje të rânda ândrrat
e argtimi i ynë i ushqyem me mjerimin e nânave e të fëmijve pa ndimë e proje.” A nuk
shkrou kështu nji shok i jueji tash vonë në nji copë proze së mrekullueshme, shtatore
apologu të vjetër, në Rivistën t’uej? Poshtë putat, po! T’i rrëxojmë së bashkut e
të gjithë. Pa mëshrirë. Pse jo? As na nuk adhurojmë puta. Por na e dijmë se putat
rrëzohen vetëm atëherë kur nëpër rradhët e mykta të tyne të kalojë flladi i freskët
i Hyjnís. Përndryshej rrëxojmë nji put e ngrehim nji tjetër. Na nuk dijmë ndoshta
sod sa dijni ju, e kët send na e dijmë pse na e njohim at popull qi ju nuk njihni.
Populli shqiptar beson në tokën e të parve të vet, por edhe në qiellin qi shtrihet
mbi tę. Qiellin plot me hyj! Doni me i a fikë? Mosni, pashë të rijtë t’uej, mosni!
Nuk e ka meritue!” Migjeni kishte botue disa skica të tija te numrat e mâparshëm
të "Illyrisë", bashkë me poezinë “Shpirtent shtegtarë” e cila mbyllej me vargjet:
“shtegtarë të mërguem, shpirtënt tonë n’origjinë po kthejnë”. Shantoja nuk donte
qi utopia e sinqertë e disa idealistave t’u bânte shkak qi histeria e kriminelave
të vęnte dorë në të ardhmen e kombit, nuk donte qi andrra nietzsche-ane e Migjenin
për nji "mbinjerí" të frymëzonte "grushtin" e urrejtjes qi mund t’ja fikte Shqipnisë
qiellin plot me yje. Poeti don evolucion dhe jo revolucion, don dashuninë dhe jo dhunen
e verbët, urren hipokrizinë e llafet e qelbta, por gjithsesi s’pranon nji t’ardhme
të pikëzueme prej shkulmeve të gjakut të pafajshëm. Poeti, na ka mësue Schiller-i,
don me pajtue me anë të së bukurës arsyen me ndjenjat, don me edukue e jo me djegë,
ai e din qi arsyeja e ftohtë e gjanave âsht jo-njerëzore, ashtu si pasionet e pakontrollueme
zbulojnë anën tonë primitive e të pagdhendun, nxjerrin prej shpellave të ndërgjegjes
troglotidin qi mshehet mbrenda nesh. E bukura âsht lirija vetë, dhe e bukura nuk
lind kurrë konflikte e luftna, ajo âsht qëllimi i fundit i ekzistencës sonë. Por poeti
i len gjanat përgjysë, ai tregon shęnjat për ata qi të bukuren e kërkojnë e ikë përgjithmonë
andej prej kah ka ardhë, mbasi ai nuk i përket njerzve, ai âsht i Hireve të Amshimit
– e premton se: “... un tash i a kndoj mâ t’bukrin varg hyjneshës Afërdite ndër
hije t’qiparisavet kur t’shkoj”. Por hijet e qiparisave ku prehet Shantoja na nuk
i dijmë, pse vorrin bota poetit ja ka tretë për me i bâ vend atyne qi do t’i këndojshin
vorrit të lirisë. Novalis ka shkrue se mbretnija e poetit âsht bota, mjafton qi ky
ta mbrűjnë me shpirtin e tij, mbasi poeti âsht profeti qi i jep shpirt natyrës. Atëherë
poetin kena me e gjetë nën hijen e qiparisave të tanë botës, pse e bukura e bân atę
përjetësisht të vërtetë. Poeti Shantoja âsht nji qi ka kërkue me mbrűjtë botën me
anë të poezisë, mbasi ku ka mâ shumë poezí atje ka mâ shumë vërtetësí, tue qenë se
poezija âsht i vetmi mjet qi udhton lirshëm prej shpirtit te natyra e anasjelltas. Mos
t’i vrasim pra kurrë mâ poetët, me helm e as me plumb, pse ndoshta Muzat idhnohet
e na lanë me jetue në vorfninë prozaike të nji jete të zymtë, të ndriçueme veç prej
nji vetime - qi tepër vonë mbërrin me na diftue se jeta na shkoi kot e se vdekja sovrane
afrohet me na shqymb përgjithmonë. Por âsht fort ma zí për ne, në qoftë se Muzat na
dënojnë tue lejue midis nesh hije të mekuna poetësh, qi enden tue plazmue shije të
mbrapshta me kângët e tyne të shëmtueme. E enjte, 06-03-2008, Marrë
nga “albanovaonline.com”