2010-03-04 18:26:42

Pakistan: vazhdojnë luftimet ndërmjet talebanëve dhe ushtrisë së rregullt.


(04.03.2010 RV)Luftime të ashpra sot paradite në Pakistan afër kufirit me Afganistanin. Afro dyzet talebanë u vranë në dy sulme të ndryshme në provincën e Mohmandit. Kohët e fundit talebanët i kanë shtuar orvatjet e tyre për ta rrëzuar qeverinë e Ali Zardarit, qeveri e cila nga ana e vet po i përgjigjet me operacione luftarake terroristëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.