2010-03-04 18:25:12

Kili. Deri tani 800 të vdekur nga tërmeti.


(04.03.2010 RV)Duket se numri i viktimave shkaktuar nga tërmeti i së shtunës së kaluar në Kili është në rritje. Deri tani burimet zyrtare flasin për 800 të vdekur. Ndërkaq toka vazhdon të dridhet duke shkaktuar panik tek banorët e qytetit më të goditur nga sizma Koncepsion, por edhe në Santiago e Talka. Ndërkaq fatkeqësisë së tërmetit i shtohen edhe aktet e plaçkitjes. Aktualisht policia dhe ushtria po përpiqen të vënë rendin sidomos në Konsepsio dhe Talka. Gjithashtu ata po kryejnë edhe shpërndarjen e ndihmave derë më derë.







All the contents on this site are copyrighted ©.