2010-03-04 18:26:30

BE bën të njohur strategjinë e re për daljen nga kriza ekonomike.


(04.03.2010 RV)Për të dalë nga kriza ekonomike që ka mbërthyer mbarë botën, BE miratoi një strategji me pesë pika për shtetet anëtare. Këto janë: rritja e punësimit të personave nga 20 deri në 64 vjeç deri në 75 përqind; investimi në fushën kërkimore dhe inovacion deri në 3 përqind të të ardhurave të krejt BE; reduktimi deri në 20 përqind dioksidi i karbonit; ulja me 10 përqind e numrit të të rinjve që braktisin shkollën dhe ngritja me të paktën deri në 40 përqind të numrit të diplomuarve dhe e fundit, zvogëlimi deri në 20 milionë i numri të personave që rrezikojnë të jetojnë nën nivelin minimal të jetesës. Kjo strategji që u paraqit dje nga Komisioni Evropian synon promovimin e zhvillimit ekonomik për dhjetë vjetët e ardhshme dhe shtetet anëtare do t’i vënë në jetë këto objektiva nën mbikqyrjen e rreptë të Brukselit.







All the contents on this site are copyrighted ©.