2010-03-03 16:49:02

Benedikti XVI do të shkojë në Barcelonë e në Santiago të Kompostelës nëntorin e ardhshëm.


(03.03.2010 RV)Benedikti XVI do të shtegtojë në Spanjë nëntorin e ardhshëm: më 6 do të jetë në Santiago të Kompostelës, me rastin e Vitit të Shenjtit e, më 7 nëntor, do të jetë në Barcelonë, për të shuguruar elterin e Kishës së madhe të “Sagrada Familia”, vepër e arkitektit katolik, Antonio Gaudì.
Njoftimin e dhanë, sot paradite, gjatë dy konferencave shtypi, dy kryeipeshkvijtë e qyteteve, që do të vizitohen nga Papa.
Do të jetë shtegtimi i pestë ndërkombëtar i Benediktit XVI për vitin 2010: në prill Ati i Shenjtë do të shtegtojë drejt Maltës; në maj, drejt Portugalisë; në qershor do të jetë në Qipro e në shtator, në Britaninë e Madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.