2010-03-02 17:09:21

Vazhdon në Hagë gjyqi kundër Radovan Karaxhiqit.


(02.03.2010 RV)Vazhdon në Hagë procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Radovan Karaxhiq. 64-vjeçari Karaxhiq përballet me dy akuza për genocid, nëntë për vrasje, shfarosje, persekutim, dërgim në kampe të përqendrimit si edhe për mbajtjen peng të 200 punonjësve të Kombeve të Bashkuara. Nëse shpallet fajtor Karaxhiq ka gjasë të dënohet me burgim të përjetshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.