2010-03-02 15:47:43

Në Universitetin Papnor Gregorian, ditë studimi për atë Mateo Riçin, jezuit, ungjillëzues i Kinës


(02.03.2010 RV)Ditë studimi sot, në Universitetin Gregorian të Romës, kushtuar jezuitit që u bë kinez ndër kinezët, atë Mateo Riçi. Jo më kot, tema e kësaj dite ishte “Gjithçka e bëra si ata”, për të nënvizuar procesin e jashtëzakonshëm të inkulturimit, që filloi jezuiti italian, në Kinën e epokës Ming, duke propozuar jo vetëm vlerat katolike, por edhe duke mësuar nga dialogu ndërfetar e ndëretnik me vendasit. Modeli i misionit të atë Mateo Riçit është pikë referimi edhe sot e kësaj dite për Shoqërinë e Jezusit. Siç u vu në dukje nga relatorët, ai ishte njeri i dialogut, por të kuptuar si dialog jete, dialog pune, dialog teologjik, duke u kthyer kështu në ndërmjetësues kulturor, që di ta përçojë mesazhin e krishterë, duke u nisur nga tjetri e duke gjetur në kulturën e tij, simbolet e gjuhën e përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.