2010-03-02 15:44:55

Kisha franceze shpreh ngushëllimet për viktimat e stuhisë Xinthya


(02.03.2010 RV)Kisha franceze shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e stuhisë Xinthya, e cila të shtunën 27 shkurt e të dielën, 28, përfshiu kret bregun atlantik të vendit, duke shkaktuar së paku 48 të vdekur e rreth 30 të humbur. Kardinali André Vëngt-Trua, kryeipeshkëv i Parisit dhe president i Konferencës Ipeshkvnore Franceze, në një deklaratë të botuar sot nga agjensia katolike Sir, thotë se lutet për viktimat dhe u bën thirrje organizatave katolike të punojnë për të ndihmuar ata, që kanë humbur çdo gjë. Të dielën, më 7 mars, kardinali do të kremtojë meshën për viktimat e familjet e tyre në katedralen Notre-Dame të Parisit, në orën 18.30.







All the contents on this site are copyrighted ©.