2010-03-02 17:10:04

723 viktima në tërmetin e Kilit. Karitasi ndër të parët për ndihma.


(02.03.2010 RV)Në Kili vazhdojnë dridhjet e tokës. Deri tani ka pasur 100 të tilla. Sipas bilancit të deritanishëm tërmeti i së shtunës ka shkaktuar 723 viktima, rreth një milion e gjysmë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë zona ende tani janë pa energji, gaz dhe ujë. Dëmet materiale vlerësohen në 30 miliardë dollarë. Për t’i bërë ballë situatës Kili ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe shumë vende i janë përgjigjur kësaj kërkese. Ndër to, deri tani, BE ka dhënë tre milionë euro, ndërsa Japonia tre milionë dollarë. Po ashtu Karitasi italian, për nevojat e popullisisë së goditur nga tërmeti, ka dhuruar 100 mijë euro. Gjithashtu edhe Karitasi kilian është mobilizuar tërësisht për të ndihmuar popullsinë e dëmtuar nga tërmeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.