2010-03-01 14:48:54

Sot me 1 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Albinin, ipeshkëv.


(01.3.2010 RV)Nga 13 shenjtërit me emrin Albin, prej të cilëve 8 ipeshkvij, më 1 mars përkujtohen tre: një martir legjendar anglez dhe ipeshkvijtë e Anzherit e Vercellit. Shën Albini francez, i lindur në vitin 496, ndërroi jetë më 1 mars 550.

Ndërsa Shën Albini, pasardhës i Shën Euzebit, themeluesit të dioqezës së Vercellit, u shugurua ipeshkëv në vitin 452, në një periudhë historike shumë të turbullt, në sa fiset barbare të hunëve e të gotëve dyndeshin si rrebesh mbi Italinë.

Ipeshkvi i ri ndërtoi kishën metropolitane përmbi rrënojat e bazilikës së vogël, ngritur nga Shën Euzebi mbi reliket e Shën Teofrastit. Për të shuguruar Kishën e re, ftoi Shën Gjermanin, i cili vdiq në udhëtim e sipër. Kështu në bazilikën e Vercellit, në vend të Ipeshkvit të gjallë, arriti trupi i tij i vdekur. Sapo ky trup u vendos në mes të bazilikës - sipas rrëfimit të traditës - të gjithë qirinjtë u ndezën vetvetiu, në sa më parë çdo përpjekje për t'i ndezur kishte qenë e kotë. Kjo dritë u interpretua si mbajtje e premtimit që Shën Gjermani i kishte bërë Shën Albinit për të shuguruar Kishën.Për shën Shën Albinin dimë edhe se kulti i tij është shumë i lashtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.