2010-03-01 12:08:31

Papa: të gjithë duhet të meditojnë Ungjillin e të ndjekin Jezusin


(01.3.2010 RV)“Në këtë periudhë krezhmësh i ftoj të gjithë të meditojnë vazhdimisht Ungjillin”. Kështu tha Benedikti dje sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para 60 mijë besimtarëve të pranishëm në lutjen e Engjëllit të Tënzot në Vatikan. “Jezusi - kujtoi Papa - është zëri i vetëm që duhet dëgjuar, i vetmi që duhet ndjekur”. “Fjala e tij le të jetë udhërrëfyesja e ekzistencës sonë”. E këtu Benedikti XVI citoi thirrjen e Jezusit për të marr secili kryqin e vet e për ta ndjekur udhës së Tij. “Uroj - shtoi Papa - që në këtë Vit Meshtarak, Barinjtë të jenë vërtetë të pushtuar nga Fjala e Zotit, ta njohin më të vërtetë Atë, ta duan deri në atë pik sa t’u jap atyre jetë dhe të formojë e të frymëzojë mendimin e tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.