(01.03.2010 RV)Lutje për viktimat dhe thirrje që të mos mungojë solidariteti
i të gjithëve, në veçanti i organizatave kishtare, për të dëmtuarit nga tërmeti në
Kili. Këto ishin fjalët e Papës Benedikti XVI pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot. “Mendimi
im – tha Ati i Shenjtë – shkon në Kili dhe tek popullsia e dëmtuar nga tërmeti, që
ka shkaktuar humbje të shumta në jetë njerëzish dhe dëme të jashtëzakonshme… Jam i
sigurtë se nuk do të mungojë solidariteti”.